Connect with Us

Interi hakmerret ndaj Juventusit, i heq nga duart yllin e madh

Seria A

Interi hakmerret ndaj Juventusit, i heq nga duart yllin e madh

Publikuar

-

Rivaliteti midis Juventusit dhe Interit këtë vit nuk mjaftohet me duelin në fushë, ku të dy ekipet kryesojnë klasifikimin, por edhe në “merkato”.

Fillimisht ishte blerja nga zikaltrit të sulmuesit belg Romelu Lukaku, që mendohej se do të shkonte në Torino, ajo që ndezi tifozeritë.

Nga ai moment, drejtuesit e dy ekipeve po bëjnë çmos të rrëmbejnë talentet njëra tjetrës. Pak ditë më parë, ishte Juventusi që u “hakmor” duke firmosur me sulmuesin plot talent që luan me Parmën, suedezin me origjinë polake Kulusevski.

Ndërkohë, është e këtyre orëve interesimi konkret i Interit për një nga mesfushorët më të fortë në Premier League, danezin Christian Eriksen të Tottenham, edhe ai një nga synimet e kampionëve të Italisë.

Pista për Vidalin e Barcelonës po zbehet disi për milanezët, ndërkohë që sot Mourinho gjatë një interviste nuk përjashtoi mundësinë e ikjes të lojtarit danez nga ekipi i tij edhe në janar. Diçka e tillë konfirmohet edhe nga mediat daneze, ku disa prej tyre thonë se një marrëveshje mes Eriksen dhe Interit është tashmë afër.

Mesfushori 27-vjeçar do të përforconte së tepërmi në cilësi mesfushën e Interit, duke i dhënë një shtysë në përballjen për kampionat. Por kujdes Juventusit, ajo mund të godasë në merkato në çdo moment, sidomos aty kur mund t’i “prishë planet” rivalëve milanez.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Në Itali nuk e kuptojnë si luhet futbolli për nder të viktimave, ja çfarë shkruajnë për deklaratën e Tares

Publikuar

-

Nga

Italian ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit, teksa numri i të prekurve nga Covid-19 vijon të mbetet i lartë, ashtu si edhe viktimat që po shkaktohen nga ky virus vdekjeprurës. Një situatë e tillë ka sjellë kaos në jetën sociale dhe në botën e sportit, ndërsa këta të fundit po mundohen të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Deklaratë e fortë nga Italia/ “Rrahmani është fantastik, por lideri i Veronës është Kumbulla”

Publikuar

-

Verona padyshim ka qenë surpriza e këtij sezoni në Serie A dhe një meritë e madhe këtu i takon dyshes shqiptare, Rrahmani dhe Kumbulla, të cilët kanë garantuar siguri absolute në prapavijë. Të mbrojtësat kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve të tjera, teksa Rrahmani hodhi firmën e tij për Napolin në merkaton e […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE