Connect with Us

“Bomba” e Shkëndijes në merkato, akord me lojtarin e kombëtares shqiptare

Sport

“Bomba” e Shkëndijes në merkato, akord me lojtarin e kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Shkëndija ka gati një zyrtarizim dhe bëhet fjalë për një lojtar që ka luajtur edhe me kombëtaren e Shqipërisë. Valon Ahmedi, sikurse bëjnë me dije burime të ABC News pranë futbollistit, e ka pranuar marrëveshjen me kuqezinjtë dhe për herë të parë do të luajë në Maqedoninë e Veriut.

Ahmedi, pas një eksperiencë në Izrael me Irony Kiryat Shmona, zgjodhi të luante në Kroaci me Inter Zapresic. Vetëm dy muaj në atë klub dhe “divorci” u njoftua që në muajin dhjetor. Së fundmi ai ka pasur disa oferta, por ajo e Shkëndijës ka qenë më bindësja, shkruan “abcnews.al”.

Kështu për trajnerin Ernest Gjoka do të jetë në dispozicion një lojtar me mjaft vlera, që mund të luajë në krahë të sulmit dhe si sulmues i dytë. Ahmedi hapat e parë në karrierë i ka hedhur në Itali, ku ka qenë pjesë e Sudtirol dhe më pas kaloi në Slloveni te Celje.

Aty bëri një sezon të parë shumë të mirë, duke shënuar 5 gola dhe më pas pati një dëmtim që e penalizoi. Gjithsesi Maribor ishte bindur për cilësitë e tij dhe i ofroi një kontratë. Aty Ahmedi u shpall kampion dhe pati mundësinë të luante edhe në grupet e Champions League.

Tani bëhet gati për një eksperiencë të re në Maqedoninë e Veriut dhe objektici është fitimi i titullit kampion. Ky mision nuk do të jetë i lehtë, duke parë shkëputjen me tetë pikë të Vardarit dhe mungesën e rivalëve të tjerë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE