Connect with Us

Deklarata e fortë/ “Milani po gëzon sikur Ibra të ishte 25 vjeç”

Seria A

Deklarata e fortë/ “Milani po gëzon sikur Ibra të ishte 25 vjeç”

Publikuar

-

Rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç te Milani ka lumturuar fansat kuqezinj dhe ka tërhequr vëmendjen e madhe të mediave. Nuk mund të ndodhte ndryshe, kur flitet për një superkampion si gjiganti suedez. Megjithatë, ka edhe ndonjë skeptik, sikurse është Urby Emanuelson. Ish-futbollisti kuqezi foli për “NOS”, duke u ndalur edhe te kthimi i ish-partnerit të tij me Milanin.

Ai fokusohet kryesisht në ekzaltimin e përgjithshëm për ardhjen e 38-vjeçarit, i cili nuk është më i ri, si herën e parë me këtë fanellë: “Duket që Milani mendon sikur ka blerë 25-vjeçarin Ibrahimoviç. Unë sigurisht do ta ndjek me shumë interes. Milani nuk është aty ku duhet të jetë. Zlatan duhet të japë impulse të reja dhe të ngrejë nivelin e të tjerëve”.

Emanuelson, i cili luajti për Milanin nga janari 2011 deri në korrik 2014, gjithashtu kujtoi se si Ibrahimoviç ishte vendimtar për fitoren e titullit në vitin 2011: “Ai ishte një lojtar vendimtar për Milanin tim. Përveç asaj që mund të japë në fushë, karakteri i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën e sotme. Ai i shtyn bashkëlojtarët deri në kufi të limiteve, madje edhe gjatë stërvitjes”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Futbollisti i klubit të Serisë A dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ja çfarë ndodh në stërvitje

Publikuar

-

Coronavirusi ka tmerruar Italinë dhe sidomos rajonin e Lombardisë, ku janë shfaqur edhe rastet më të shumtë të të prekurve. Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në Itali. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa dyshohet edhe […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Donte të bënte foto me Ronaldon, tifozi e pëson keq (video)

Publikuar

-

Juventusi u mposht nga Lyon dhe normalisht humori te lojtarët bardhezi nuk ishte i mirë. Kjo u pa edhe te Cristiano Ronaldo, kur në një moment në fushë u fut një tifoz i cili donte të takonte idhullin e tij. Djaloshi shkoi me vrull drejt portugezit, i cili shihet me nerva. Ronaldo mundohet ta trembë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi çalon në Champions, Lyoni kënaqet me një gol

Publikuar

-

Një gol i Lucas Tousart pas gjysmë ore lojë vendosi ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Francezët ia dolën të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe kualifikimi i bardhezinjve të Sarrit vështirësohet pas kësaj humbje. Skuadra e Rudi Garcia dominoi pjesën e parë përballë një Juventusi kaotik dhe ia doli të gjente golin e avantazhit. […]

LEXO TE PLOTE