Connect with Us

Merkato: Interi nuk njeh limite, dy super goditje

Seria A

Merkato: Interi nuk njeh limite, dy super goditje

Publikuar

-

Pritej Arturo Vidal, por Inter i befason të gjithë me akordin me Christian Eriksen.

Mesfushori i Tottenham Hotspur është futur në muajit e fundit të kontratës në Londër dhe kjo ka rritur gjasat e një kalimi te një tjetër skuadër.

Inter kuotohet si ekipi favorit për të arritur te danezi, me ekspertin e merkatos, Luca Marchetti që pohon se Eriksen është kthyer në objektivin kryesor për zikaltërit. Madje, mediat daneze kanë shkuar edhe më tej, duke zbuluar se oferta prej 20 milionë euro e Interit për 27-vjeçarin ka bindur Tottenham Hotspur që ta lë të lirë që në merkaton e janarit.

Megjithatë, Eriksen nuk do të jetë goditja e vetme e Interit në këtë merkato janari. Arturo Vidal po e shikon veten gjithnjë e më larg Barcelonës dhe kalimi në “Giuseppe Meazza” mund të bëhet për shifrën e 20 milionë euro.

Ndërkaq, rrugën e daljet mund ta marrë Matteo Politano, që është opsion për të firmosur sërish në Seria A, pasi kërkohet nga ekipe si Napoli, Roma dhe Fiorentina.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Futbollisti i klubit të Serisë A dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ja çfarë ndodh në stërvitje

Publikuar

-

Coronavirusi ka tmerruar Italinë dhe sidomos rajonin e Lombardisë, ku janë shfaqur edhe rastet më të shumtë të të prekurve. Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në Itali. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa dyshohet edhe […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Donte të bënte foto me Ronaldon, tifozi e pëson keq (video)

Publikuar

-

Juventusi u mposht nga Lyon dhe normalisht humori te lojtarët bardhezi nuk ishte i mirë. Kjo u pa edhe te Cristiano Ronaldo, kur në një moment në fushë u fut një tifoz i cili donte të takonte idhullin e tij. Djaloshi shkoi me vrull drejt portugezit, i cili shihet me nerva. Ronaldo mundohet ta trembë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi çalon në Champions, Lyoni kënaqet me një gol

Publikuar

-

Një gol i Lucas Tousart pas gjysmë ore lojë vendosi ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Francezët ia dolën të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe kualifikimi i bardhezinjve të Sarrit vështirësohet pas kësaj humbje. Skuadra e Rudi Garcia dominoi pjesën e parë përballë një Juventusi kaotik dhe ia doli të gjente golin e avantazhit. […]

LEXO TE PLOTE