La Liga
Messi është gati për 2020-ën, shihni se çfarë goli shënon (video)

Leo Messi duket në formën e tij më të mirë për të nisur mbarë vitin e ri. Në një postim në faqen zyrtarë të Barcelonës shihet se “Pleshti” ka realizuar një gol shumë të bukur në seancën e fundit stërvitore.
Me anë të këtij postimi, Barcelona ka dashur të tregojë se ylli i tyre është gati dhe në formë për të nisur vitin e ri.
“Leo Messi duket gati për më shumë gola të tjerë në 2020” , shkruan klubi katalanas. Barcelona do të luajë sot në orën 21:00 në derbin ndaj Espanyol, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të La Ligës. /CNA.al
💥 Leo Messi looks ready for plenty more goals in 2020! pic.twitter.com/kzaYeyqwcE
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 4, 2020
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania