Connect with Us

Sormani e ka të qartë: Ja kush është objektivi i Partizanit këtë sezon

Sport

Sormani e ka të qartë: Ja kush është objektivi i Partizanit këtë sezon

Publikuar

-

Adolfo Sormani, u zyrtarizua ditën e sotme nga Partizani në krye të skuadrës dhe madje drejtoi stërvitjen e parë. Tekniku italian, rikthehet te Partizani pas tre vitesh e gjysmë dhe në një prononcim për mediat është shprehur se titulli kampion është objektivi kryesor i skuadrës

Objektivi? “Objektivi është titulli kampion. Nuk mund të fshihemi. Ka dhe një synim tjetër që është të ngjitesh në nivele europiane, në mënyrë që klubi të ketë prestigjin në nivel kontinental. Kjo, duke luajtur një futboll dinamik, agresiv që do na bëjë konkurrues në nivele të larta”.

Ambienti dhe Partizani? “Është e qartë që kur nis punën në mes të një sezon, nuk është situata ideale, sidomos kur kërkon të luash një futboll të organizuat dhe me ide të qarta. Unë njoh disa nga lojtarët që luajnë këtu. Njoh shumë nga lojtarët që janë këtu. Ata e dinë se çfarë do të presin nga unë dhe unë e di se ç’mund të pres prej tyre. Njoh mentalitetin, ndaj besoj se e kam një avantazh sepse njoh edhe ambientin e Partizanit, nuk jam një i huaj. Kam pasur mundësi të punoj dhe të krijoj raporte shumë të mira me të gjithë”.

Hera e parë në Shqipëri nuk përfundoi mirë? “Nuk është e vërtetë kjo gjë. Mendoj se pas ndeshjeve në Europë, u krijua ideja nga të dyja palët se nuk ishin kushtet e duhura për të vazhduar, por besoj se e pata vlerësimin, sidomos të presidentit, dhe dëshirën për të ndërtuar një projekt të madh.”.

Merkato? “Klubi është dakord që unë të bëj përforcime, por dua të theksoj se në futboll problemet nuk i zgjidh një individ, sado i rëndësishëm që të jetë ai. Nëse ne nuk luajmë si skuadër, nëse nuk do të jemi të bashkuar, nuk mund të kemi sukses”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE