Seria A
Tërbohet Juventus/ 70 milionë euro dhe një nga yjet e vet për lojtarin “problematik”

Një nga mesfushorët më të mirë në histori mbush sot 30 vjeç. Gëzuar ditëlindjen, Toni Kroos! 🎂
Pasi zyrtarizoi nënshkrimin me suedezin, Dejan Kulusevski, i cili do të veshë ngjyrat bardhezi sezonin e ri, Juventusi është hedhur në sulm për të bërë një goditje tjetër të madhe në merkaton e janarit.
“Zonja” do me çdo kusht të sjellë në Torino kampionin e botës, Paul Pogba, ndaj dhe ka nisur një ofertë vërtetë të jashtëzakonshme në drejtim të “Djajve të Kuq”. Sipas “The Sun”, Juventusi ofron 70 milionë euro dhe kartonin e Adrien Rabiot për Pogban, i cili po kalon një situatë mjaft problematike pas rikthimit në “Old Trafford” me dëmtime të shumta, probleme me trajnerët, mardhënie jo të mirë me tifozët etj.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e United për ofertën e “Zonjës”. /CNA.al