Connect with Us

Fituan derbin me Berishën, ja si vlerësohen Rrahmani dhe Kumbulla

Seria A

Fituan derbin me Berishën, ja si vlerësohen Rrahmani dhe Kumbulla

Publikuar

-

Kampionati italian ngriti siparin për vitin 2020, teksa skuadrat u rikthyen protagoniste në fushën e blertë. Kalendari i kësaj jave kishte rezervuar përballjen mes SPAL-it dhe Veronës. Pjesë e këtij takimi ishin edhe tre futbollistë shqiptarë. Kështu, për SPAL aktivizohet portieri Etrit Berisha ndërsa me Veronën luajnë dy mbrojtësit, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. Në fund të 90 minutave ata që dolën fitimtarë ishin lojtarët e Veronës duke mposhtur Berishën me shifrat 0-2.

Megjithatë, në notat e paraqitura nga Eurosport, tre futbollistët shqiptarë janë vlerësuar maksimalisht. Kështu, pavarësisht disfatës Berisha është vlerësuar me notën shtatë. “Nëse SPAL qëndron në garë deri në fund të ndeshjes është vetëm meritë e Berishës. Ndeshje e shkëlqyer, shumë ndërhyrje vendimtare dhe të mëdha. Mbi të gjitha ajo ndaj Pacinit i cili ishte në pozicion jashtë loje, por edhe në një rast ndaj Rrahmanit”, shkruhej në përshkrimin e ndeshjes së Berishës.

Ndërkaq, nga ana tjetër, për Kumbullën, Eurosport kishte vendosur notën 6.5. “Personaliteti nuk mungon. Disa pasiguri, por në fund ka një paraqitje me vendosmëri dhe si gjithnjë në komandë të prapavijës”, ishin fjalët për Kumbullën. Ndërkohë, Rrahamani është vlerësuar me notën shtatë. “Një nga më të mirët. I shkëlqyer në fazën defensive, madhështor edhe në tentativat në ofensivë. Disa herë pranë rrugës së rrjetës”, shkruhej nga Eurosport për Rrahmanin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Propozim unik nga Italia/ Të anulohet kampionati, titulli t’i shkojë… mjekëve

Publikuar

-

Nga

Teksa Koronavirusi ka gjynjëzuar botën e sportit, një propozim unik vjen nga Italia. Të anulohet kampionati dhe titulli t’i dorëzohet Serxhio Matarella, presidentit të Republikës, në mënyrë që ky i fundit t’ia jap mjekëve dhe infermierëve. Ky është propozimi origjinal që vjen nga volejbolli i femrave në Itali. Kjo është ideja e një prej presidentëve […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Fatale të mos rinisë kampionati”, Igli Tare: Nuk më vjen çudi nëse…

Publikuar

-

Nga

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare e gjykon si fatale hipotezën nëse kampionati italian nuk do të vazhdonte. Në një prononcim për “Tuttosport”, zyrtari i klubit bardhekaltër thekson se nuk i bën përshtypje fakti nëse merkatoja e futbollit mbetet e hapur deri në fund të dimrit. Për sa i përket kampionatit italian, Tare shpreh hapur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Legjenda e Milanit bën krahasimin: Koronavirusi si Çernobili, isha 7 vjeç kur…

Publikuar

-

“Jam në Londër, për gati 10 ditë jemi mbyllur në shtëpi, e jetojmë këtë moment të vështirë me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mjekëve mundësinë për të bërë sa më mirë punën e tyre. Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë të […]

LEXO TE PLOTE