Connect with Us

Bregu vazhdon me avazin e vjetër: Dua të luaj jashtë

Sport

Bregu vazhdon me avazin e vjetër: Dua të luaj jashtë

Publikuar

-

Dejvi Bregu mund të largohet nga Skënderbeu në merkaton e janarit, për të nisur një aventurë të re jashtë Shqipërisë. Kjo dëshirë konfirmohet edhe nga vetë vlonjati, i cili në një prononcim për “Superpsort”, deklaron se kërkon që të provojë aftësitë e tij në një kampionat më cilësor.

Kujtojmë që kontrata e futbollistit me Skënderbeut përfundon në muajin qershor, teksa të dy palët duken të interesuara për një lëvizje të mundshme, në merkaton e janarit, pasi në fund të sezonit, korçarët rrezikojnë ta humbasin Bregun me parametra 0.

E ARDHMJA – E vërteta është që klubi ka pasur kontakte, ndërsa mua si profesionist më takon të stërvitem rregullisht dhe të lë klubin të vendosë të ardhmen time. Edhe pak muaj më ka mbetur në kontratë dhe besoj se shumë shpejt do të ketë një zgjedhje. Nuk besoj se ka ndonjë lojtar që nuk dëshiron të provohet në një kampionat të huaj, Për më tepër dua të di edhe deri ku mund të arrij me cilësitë që kam, por kjo do mirëkuptim dhe ndihmë edhe nga klubi.

PLANI PERSONAL – Në planin personal mund dhe duhet të jepja më shumë, por futbolli është i tillë. Unë kam bërë maksimumin, ndonëse disa herë kam mundur të lë shenjë dhe herë të tjera jo, megjithatë shpresoj që të kem mundur të ndihmoj sadopak skuadrën.

ECURIA – Është e vërtetë që shumë herë kemi bërë ndeshje shumë të mira, edhe përballë kundërshtarëve me emër, por na ka munguar vazhdimësia dhe kjo nuk na falet. Të njëjtën dëshirë që kemi treguar ndaj Kukësit, duhet ta kishim ndaj çdo kundërshtari.

SKËNDERBEU – Për mendimin tim, kjo skuadër duhet të renditet në katërshen e parë të renditjes dhe të zërë një vend në zonën europiane, që është edhe synimi I klubit. Mund të arrinim më shumë, nëse do kishim nga fillimi emra si Jashanica e Muzaka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Comment

  1. vasillaq joxhe

    10 Janar, 2020 at 1:27 am

    Po ike ore mistrec Vlore, ti ndrite ketu ne Alb dhe do “shkelqesh ne Europe” u pika …. 1,50 cm I gjate. Ty as Maliqi nuk te mer, hahaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Publikuar

-

Nga

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet. “Është e vërtetë, që vetëm […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Futbollisti i klubit të Serisë A dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ja çfarë ndodh në stërvitje

Publikuar

-

Coronavirusi ka tmerruar Italinë dhe sidomos rajonin e Lombardisë, ku janë shfaqur edhe rastet më të shumtë të të prekurve. Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në Itali. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa dyshohet edhe […]

LEXO TE PLOTE