Connect with Us

E bujshme/ Valeri Bojinov drejt Superligës, gati transferimi për ish-lojtarin e Juves dhe Cityt

Sport

E bujshme/ Valeri Bojinov drejt Superligës, gati transferimi për ish-lojtarin e Juves dhe Cityt

Publikuar

-

Valeri Bojinov, një emër i njohur i futbollit europian në dekadën e kaluar, shumë shpejt mund të bëhet pjesë e Kategorisë Superiore. VIP Sport ka mësuar se për ish-futbollistin e Juventusit, Fiorentinës, Parmës, Mançester Sitit e Sporting Lisbonës mes të tjerash, ka interesim nga klube të Superiores dhe kanë nisur negociatat për ta sjellë në kampionatin tonë në janar.

Bojinov, tashmë 33-vjeçar, në dy vitet e fundit ka luajtur në Bullgari me fanellën e Botev dhe Levski Sofje, por që nga fundi i dhjetorit është pa kontratë pasi vendosi të largohej nga klubi i Botëv ku luajti më së fundmi. Futbollisti që ka luajtur 43 ndeshje duke shënuar 6 gola për Bullgarinë është në kërkim të një etape të re për karrierën e tij dhe një nga destinacionet e mundshme është dhe Superiorja.

Përfaqësuesi i tij, menaxheri Shakjir Redjepi, ka konfirmuar për VIP Sport se ekziston hipoteza reale e transferimit të sulmuesit në Superiore dhe vazhdojnë negociatat me disa klube të ndryshme. “Është e vërtetë që ka interesim nga Shqipëria. Nuk mund të tregoj emrat e këtyre skuadrave, por ka interesim konkret për transferimin e tij”, deklaroi menaxheri.

Tani pritet të mësohet nëse këto interesime do të konkretizohen me një kontratë e për më tepër se cila është skuadra më e interesuar për të siguruar shërbimet e një sulmuesi të tillë, i cili dikur shihej si një nga premtimet më të mëdha të futbollit europian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE