Connect with Us

Kërçiku tregon pse zgjodhi Bylisin: Nuk u mendova dy herë

Sport

Kërçiku tregon pse zgjodhi Bylisin: Nuk u mendova dy herë

Publikuar

-

Bylisi godet në merkato. Nuk ka kohë për teste, ndaj edhe presidenca ka menduar që të bëjë lëvizje të zgjuara. Afrimi i parë është Dorian Kërçiku. I larguar pak kohë më parë nga Tirana, mallakastriotët e kanë bindur 26-vjeçarin. Edhe pse për të kishin shfaqur interes ekipe si Skënderbeu, Kukësi apo Partizani, ballshiotët janë treguar më të shpejtë.

Një okazion merkatoje, kur dihet që jo vetëm erdhi me parametra zero, por fare mirë mund të luajë edhe si mesfushor linje. Akordi është arritur tashmë dhe sot ai do të vihet nën urdhrat e Veljko Dovedanit. Fill pas firmës, gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me lojtarin. Ai është shprehur i lumtur për këtë transferim, ndërsa direkt shpalli edhe objektivat.

“Kisha oferta nga skuadra të tjera, por presidenti Besnik Kapllanaj u tregua korrekt. Më realizoi kërkesat dhe duke ditur ambientin e Ballshit dhe ecurinë e skuadrës, nuk u mendova dy herë. Dua që të kapim Europën dhe ky është një qëllim pse po shkoj në Ballsh. Shoh që në ekip ka shumë djem të rinj, me një pjesë kam luajtur, ndaj edhe kam besim se do të ecim. Tirana? I uroj suksese. Tashmë mendoj për Bylisin dhe nesër (sot) do të jem në Ballsh do të bashkohem me pjesën tjetër të skuadrës”, përfundoi Kërçiku.

Ndërkohë, gazeta mëson se klubi i ka bërë ofertë edhe sulmuesit të krahut, Bedri Greca, i cili është pjesë e Gjilanit në Kosovë.

SITUATA – Në Ballsh e mbyllën 2019-ën në perfeskion. Vendi i dytë ishte si një ëndërr, e megjithatë tashmë ambiciet janë shtuar. E kanë të qartë që pjesa e mbetur e këtij sezoni do të jetë edhe më e vështirë, ndaj për të pasur vazhdimësi kanë menduar që të nisin punën herët. Prej të premtes së 3 janarit, skuadra zbarkoi në fushë. Që të gjithë lojtarët të cilët janë nën kontratë, janë vënë nën urdhrat e Dovedanit, duke përjashtuar të larguarit Mishel, Opoku apo edhe Celis. Mungesa të arsyetuara janë ato të Bicajt, Ymeralilajt apo Aliajt (të dëmtuar). Pezull mbetet Turabovi, për të cilin klubi pret një përgjigje, nëse do të vijojë ose jo bashkëpunimin edhe në pjesën tjetër të garës.

/Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE