Connect with Us

Zbulohet emri i ekipit të Superligës që kërkoi me ngulm shërbimet e Rubin Hebajt

Sport

Zbulohet emri i ekipit të Superligës që kërkoi me ngulm shërbimet e Rubin Hebajt

Publikuar

-

Largimi i Darko Nikaçit i hapi një vend në sulm Teutës për t’u futur në merkato, me synimin e forcimit të skuadrës me një qendërsulmues cilësor. Që prej muajit dhjetor, drejtuesit janë në bisedime intensive me disa sulmues shqiptarë dhe të huaj për të zgjedhur në fund një prej tyre. Nikaç shënoi vetëm një gol dhe zhgënjeu, prandaj dhe klubi mendon të bëjë një goditje në sulm për të kompletuar skuadrën.

Është lakuar në ditët e fundit emri i qendërsulmuesit Rubin Hebaj, i cili njihet mirë nga trajneri Edi Martini, por ende nga klubi nuk ka ndonjë konfirmim për akord me shkodranin. Mësohet se sulmuesi po pret një ofertë nga jashtë, prandaj dhe po mban për momentin pezull pistat vendëse, teksa në lojë duket edhe Vllaznia.

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se durrsakët u interesuan pak ditë më parë edhe për sulmuesin Sebino Plaku, që në pjesën e parë të këtij sezoni luajti me Llapin në Kosovë.

Mësohet se Teuta ishte e gatshme të jepte në këmbim të Plakut sulmuesin Basit Khalid, por palët nuk gjetën një marrëveshje, edhe sepse ganezi kërkon të qëndrojë në Durrës dhe jo të rikthehet në Kosovë. Kësisoj, dje Plaku firmosi për Gjilanin, aty ku luajnë edhe ish-lojtarët e Teutës, si Frashëri, Progni dhe Bushiç.

SITUATA 

Momentalisht te Teuta ka vetëm një lëvizje në hyrje. Mbrojtësi i ri, Klevis Lushku, është rikthyer në ekip, pas huazimit te Vushtrria në pjesën e parë të sezonit. Ai është stërvitur me durrsakët duke filluar nga data 3 janar. Teuta ka nevojë për përforcime, pasi deri më tani janë larguar dy futbollistë dhe grupi i lojtarëve nën urdhrat e stafit teknik është i cunguar.

Drejtuesit po shohin tregun vendës dhe atë të rajonit për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten sa më shpejt, pasi koha në dispozicion është e vogël. Teuta ka piketuar të paktën dy përforcime me peshë në mesfushë dhe sulm. Klubi durrsak po shikon mundësinë edhe të ndonjë formule huazimi me lojtarë nga Superiorja, pasi janari është disi i vështirë për të gjetur lojtar cilësorë. Fakti që blutë janë një klub tradite dhe kanë marrëdhënie të mira me skuadrat e tjera të Superiores, pritet t’ua bëjë më të lehtë ndërhyrjen në merkato./ Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE