Connect with Us

Ashtu si Selmani vitin e kaluar, një tjetër futbollist i Laçit drejt transferimit në Turqi

Sport

Ashtu si Selmani vitin e kaluar, një tjetër futbollist i Laçit drejt transferimit në Turqi

Publikuar

-

Laçi mbetet një vitrinë për skuadrat turke, ku pas transferimit të portierit Gentjan Selmani edhe dy futbollistë të tjerë përfliten se në janar mund të transferohen në Turqi.

Menemenspor, skuadra e Ligës së Parë turke, ku luan portieri i Kombëtares Gentjan Selmani, kërkon edhe një tjetër futbollist nga kampionati shqiptar dhe bëhet fjalë për David Domgjonin, i cili luan me Laçin. Mbrojtësi 22-vjeçar i Laçit është në kontratë me skuadrën kurbinase dhe nuk do të jetë e lehtë për të nënshkruar, ashtu siç ishte me Selmanin, që u bashkua me parametra zero.

Siç raporton “milliyet.com.tr”, Domgjoni pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, brenda pak ditëve. Në një prononcim për burimin në fjalë, drejtori sportiv, Cenk Laleci, u shpreh: “Ky transferim do të bëhet zyrtar brenda 2-3 ditëve. Madje, kemi oferta nga Gjermania dhe Italia për portierin Selmani”. Domgjoni, përveç Laçit, ka luajtur në të shkuarën për Tiranën, Kastriotin dhe Lirinë e Prizrenit.

KIRJAN NUABUEZE – Aventura te Laçi në 6 muajt e fundit ia ka rritur vlerat Kirjan Nuabuezes, për të cilin thuhet se ka interes nga disa klube turke. Nëse realizohet ky transferim, i bie që Laçi dhe Kategoria Superiore të humbasin golashënuesin më të mirë të kampionatit. Kurbinasit mund të heqin dorë në këtë moment nga Nuabueze vetëm nëse mbërrin ndonjë ofertë e majme.

REALDO FILI – Klubi kurbinas ka vendosur që të zbrazë Luftëtarin në këtë merkato dimri. Pas afrimit të kapitenit të skuadrës gjirokastrite, Donald Rapo, Laçi parimisht e ka mbyllur edhe me sulmuesin Realdo Fili. Nëse Rapo ka nisur stërvitjen me kurbinasit, Fili pret që të marrë dokumentacionin nga Luftëtari dhe të nisë aventurën te Laçi. Shtatë lojtarë janë larguar nga skuadra laçiane në pak javë para mbylljes së pjesës së parë të sezonit, kështu që trajneri Armando Cungu e ka të nevojshme që të pasurojë organikën, e cila është e mangët. Nesër Laçi do të zhvillojë testin e parë për këtë minifazë, ku do të përballet në Fier me Apoloninë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Edi Reja vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar: Është xhentil

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka: Dy zyrtarë të FSHF-së janë infektuar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Si në shumë botën, Koronavirusi ka prekur në anën financiare edhe futbollin në Shqipëri, që tashmë është në vështirësi të mëdha. FSHF-ja ka dalë hapur ku ka kërkuar ndihmë nga qeveria shqiptare, për tu përfshirë edhe sektori i sportit në paketën e kompesimit, pasi rrezikohet falimentimi. Megjithatë qeveria, ende nuk e ka reaguar për këtë. […]

LEXO TE PLOTE