Connect with Us

Daja: Skënderbeu ekipi më i mirë që kam drejtuar, do drejtoja kombëtaren shqiptare

Kombëtare

Daja: Skënderbeu ekipi më i mirë që kam drejtuar, do drejtoja kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Ilir Daja, në një intervistë ekskluzive për “Rtshsport”, flet për karrierën e tij, që nga drejtimi i ekipit të moshave në kryeqytet, nisja me Pogradecin në futbollin profesionist, por edhe titujt kampion, që ndoshta mund t’i kenë ardhur në moshë të re, si asnjë trajner tjetër në vendin tonë. Në intervistën e tij, Ilir Daja rrëfen jetën futbollistike, momentet e mira dhe jo të mira, por edhe Europën me korçarët, pa harruar edhe titullin e humbur në javën e fundit në Kukës…

-Daja, një karrierë në shumë skuadra, dhe më pas Skënderbeu, mund të bëni një përmbledhje të karrierës suaj?

Do të thoja që jam në një ekip që në dekadën e fundit i ka dhënë tonin futbollin shqiptar. Madje jo vetëm këtu por edhe në Europë. Fillimet e trajningut janë shumë të hershme, pasi unë e kam nisur para 25 viteve, pra bëhet çerek shekulli.  Në atë periudhë kam drejtuar një ekip moshash dhe kam drejtuar ekipin kombëtar të moshave. Në sezonin 2004-2005 ka qenë Pogradeci ekipi i parë që kam drejtuar dhe më pas, në sezonin 2005-2006 kam drejtuar ekipin e Elbasanit. Aty filloi rrugëtimi në Superiore, ku ishte viti i parë në elitë si trajner dhe u shpallëm kampionë. Sigurisht që edhe pas dy viteve nën drejtimin e Dinamos, mora titullin e dytë në Superiore. Për ta kurorëzuar edhe në sezonin 2017-2018 me Skënderbeun, që ka qenë kulmin. Për një viti e gjysmë kemi fituar gjithçka që mund të fitonim. Në atë edicion kemi dal kampion të Shqipërisë, por kemi fituar edhe Kupën, por bëmë histori edhe në Kupat e Europës.

-Profesor, ndalemi te tre tituj, një kupë dhe një fazë grupesh në Kupat e Europës. Arritje shumë të mëdha…mendoni se keni marrë gjithçka nga karriera juaj apo prisnit më shumë?

Sigurisht që është një arritje, pasi në Europë, në shtatë ndeshje që kemi luajtur këtu nuk kemi pësuar asnjë humbje. Jo vetëm kaq, por ka qenë me të vërtetë një eksperiencë mjaft e bukur me Skënderbeun. Mos harroni kemi pasur përballë ekipe shumë të forta si: Dinamo e Zagrebit apo Partizani i Beogradit apo Dinamo e Kievit, etj. Nuk jemi mundur në asnjë ndeshje në fushën tonë. Besoj se ka qenë kulmi i karrierës sime, sepse kemi arritur gjithçka. Ka qenë hera e parë që Skënderbeu fitonte në një sezon dhe titullin dhe kupën, por “qershia mbi tortë” ishte pjesëmarrja në grupe…Është maksimumi që mund të bëj një trajner apo një klub për një vit e gjysmë. Ka pasur një shkëputje nga Superiorja, sepse organizova një akademi private, shkoi shumë mirë, por mungesa e terreneve bën që të mbyllej aktiviteti. U riktheva në Superiore dhe drejtova ekipet më në zë. Flasin vetë eksperiencat dhe skuadrat që unë kam drejtuar…

-Mund ta cilësoni ndeshjen me Dinamon e Zagrebit si ndeshja më e bukur dhe kulmi i karrierës?

Ishte përballë një ekip shumë i mirë, me shumë kualitete, por në dy ndeshjet e “Play-Off” në Champions, skuadra u mund në të dyja ndeshjet, si në “Elbasan Arena” ashtu edhe në Zagreb, kurse me mua në stol ndodhi ndryshe…E veçanta ishte se bënim dy kampionate, 10 në Shqipëri dhe 14 në Kupat e Europës. Morëm goxha rezultate pozitive, si në Superiore ashtu edhe në Europë dhe ka qenë me të vërtetë një ecuri për t’u kujtuar me nostalgji. Ka qenë një mirë menaxhim i vështirë, sepse të them të drejtën, binte që në 3-4 ditë të luanim ndeshje, e pa harruar edhe udhëtimet. Sepse në turin e dytë shkuam deri në Kazakistan. Vështirësia ka enë maksimale, por kur arrihet suksesi, kjo vështirësi kalon në një bonus në aspektin psikologjik.

-Po ndeshja më e keq, mos ka qenë ajo në Kukës, kur humbët titullin në javën e fundit të garës?

Nuk doja ta fusja në ndeshjet më të këqija, madje doja ta fusja në një nga më të bukurat që kemi zhvilluar. Sigurisht që meritonim dhe atë ditë që ta merrnim neve titullin. Si lojë, kemi bërë një lojë të barabartë me ekipin e Kukësit. U ndëshkuam me dy kartonë të kuq… Doja të thoja që ishte një ditë jo e mirë e karrierës, për shkak të gjithë atyre që janë përmendur edhe më parë në media. Kjo na dha një shtysë shumë të madhe, sepse mos fitimi i titullit në atë vit, bëri që të jemi shumë seriozë në Europë. Pas mbarimit të garës në Superiore, ekipi bëri pesë ditë pushim, sepse nisëm fazën përgatitore për Kupat e Europës. E nisëm mbarë dhe përfunduam në grupe.

-Keni qenë pjesë e një Skënderbeu që luante në turet e Europës dhe sot përjetoni një realitet ndryshe…Sa ndryshojnë këto situata?

Nga dinamika ndryshojnë, por Skënderbeu ka një gjë pozitive, infrastrukturën pozitive e ka nga më të mirën në Shqipëri. Si në Korçë, ashtu edhe në “Tropikal”, kushtet janë shumë të mira. Natyrshëm që është një ekip që e ka mbyllur ciklin e sukseseve në dekadën e fundit, por ka elementë që të motivojnë. Filozofia e klubit është që tashmë të motivojmë lojtarë të rinj. Nuk do ta shohim më ekipin që të synojë trofe, por të afirmojmë sa më shumë talente. Duam ta shohim këtë Skënderbeu si rifillimin e një cikli të ri, me shumë vështirësi, por që do kohën e vet. Arritjen që unë përmenda nuk janë realizuar brenda një viti, por për një kohë të gjatë dhe një Skënderbeu që vit pas viti rritej dhe fitonte kampionate dhe në formën e organizimin ishte një klub që duhej marrë shembull. Bënte çdo vit nga një hap para, për të përmendur kulmet që përmendëm.

-Në botën e futbollit shqiptar, njiheni si një trajner i fjalës dhe jo i firmës. Keni sakrifikuar shumë në këtë pjesë?

Nga ana profesionale ashtu siç kam bërë me Skënderbeun kam bërë me çdo ekip. Nuk jam vetëofruar asnjëherë dhe në momentin që kam pasur një projekt dhe jam bindur që ta zhvilloj i kam qëndruar marrëveshjes deri në fund. Tek firma kam probleme. Gjatë gjithë karrierës sime ka qenë klubi i Tiranës që ka shkëputur marrëdhëniet me mua. Kishim rezultate të mira. Gjatë gjithë karrierës, me përjashtim të Tiranës nuk e kam mbyllur vitin. Unë përderisa jap fjalën dhe marr përsipër të drejtoj ekipin, kam pasur parasysh shumë gjëra dhe korrektësia më karakterizon si natyrë dhe këtë gjë e kam bërë dhe do ta bëj me çdo ekip.

-Keni pasur oferta dhe cilat ekipe?

E vërteta është që jam te Skënderbeu i kam qëndruar fjalës, ka pasur ekipe që i kam mësuar nga mediat, por ka pasur edhe klube që kanë trokitur në klub. Nuk është mirë të përmend emra sepse tërë ekipet kanë trajnerë aktualisht. Por, që do të thosha se e vërteta e vetme është që isha dhe jam pjesë e Skënderbeut.

-Emri juaj është lakuar edhe si pasardhës i Panuçit. Ju josh si ide?

Sigurisht që ka qenë një informacion që ka dal nga shtypi, vet nuk kam pasur ofertë. Çdo trajnerë që ka karrierë ashtu si dhe unë e kam ka qejf që të drejtojë ekipin kombëtar sidomos të vendit tënd. Është kënaqësi por doja të thosha që pavarësisht se kam një karrierë të gjatë, nuk jam i vjetër në moshë. Nëse do më bëhej një ofertë, do ta pranoja me shumë kënaqësi.

-Është e lehtë që të menaxhosh Kombëtaren në dhomat e zhveshjes?

Unë mendoj se për të drejtuar një ekip kombëtar është më e thjesht se për të drejtuar një klub, qoftë dhe ato me shumë merë. Pritshmëria është goxha e madhe. Në një ekip kombëtar ditët e grumbullimit janë një javë dhe duhet që të menaxhosh çdo gjë për një javë. Këto kualitet që luajnë në Shqipëri apo jashtë duhet t’i punosh për një javë kohë. Puna lehtësohet, sepse lojtarët profesionistë janë më të lehtë për t’u menaxhuar sidomos në aspektin psikologjik. Në ekipin kombëtar një trajner është më shumë seleksioner. Për një javë nuk mund të bëj shumë, thjesht përcjell ide tekniko-taktike dhe menaxhon grupin. Nuk e kam provuar, por besoj se jo vetëm unë por çdo trajner shqiptar e bën mirë. Përveç prezantimit në Europë, pjesa tjetër, rezultatet kanë qenë në një nivel.

-Trajnerët e rinj në Superiore drejtojnë sipas filozofisë së tyre apo humorit të presidentëve?

Unë jap shembullin tim, me çdo president që kam punuar kam qenë i qetë. Gjërat janë vendosur që më parë. Unë kam punën time dhe presidenti të vetën në skuadër. Nuk është trajneri i parë brenda një klubi është presidenti. Kur secili sheh punën e vet gjërat bëhen më të lehta. Në Korçë e kam këtë luks.

-Ku e shihni Skënderbeun në fund të sezonit?

Sapo kemi nisur fazën është seanca e katërt, sigurisht që një nga potencialet e ekipit është afrimi i Jashanicës pavarësisht se i duhen që të përfundojë dënimin dhe 5-6 javë. Janë afruar disa lojtarë sepse ky është në projektet e klubit. Jemi të dënuar dhe duam që t’u japim sa më shumë përparësi talenteve duke përdorur marketingun. Dua që ky Skënderbeu të vazhdoj të bëj paraqitje si me gjashtë vendet e para. Nga Kukësi deri te vendi i gjashtë, sa pikë na kanë marrë, aq u kemi marrë. Gabimet kanë qenë me ekipet e gjashtë vendeve të poshtme, sidomos në dy ndeshjet me Vllazninë dhe Luftëtarin apo Flamurtarin që sot duhet të kishim më shumë pikë dhe një pozitë më të mirë. Ka ardhur për shumë arsye, por më kryesorja është dëmtimet e shumta sepse u formatuam vonë. Shpresoj që kjo minifazë të na bëj mirë, sepse kemi bërë një analizë të hollësishme për gjysmën e parë të garës. Do përmirësohemi aty ku kemi nevojë dhe na vlen kjo periudhë edhe me në të merkatos. Duhet të bëjmë kujdes me ekipet e zonës poshtë. Tifoze korcare gjate ndeshjes e futbollit, Skenderbeu-Laci, 3-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

-Keni sakrifikuar lojën e bukur për rezultat?

Më pëlqen loja sulmuese si trajner. Natyrshëm që është ndryshe kur je në majë, por në disa raste ekipi ka luajtur lartë në fazën sulmuese duke bërë presing, por trajneri ndonjëherë duhet që të përshtate edhe me cilësitë që ka brenda grupit sepse në fund të fundit është rezultati “peshorë”. Jemi detyruar që të dalim edhe nga “vetja” për shkak të rezultateve duke ndryshuar strategji loje.

-Tre tituj një kupë, rafti i trofeve ka ende vende bosh?!

Ajo që do të veçoja është fakti se kam të njëjtin pasion si ditën e parë të trajningut, kam mentalitetin e fituesit dhe kjo më mban çdo ditë në fushë me të njëjtat kërkesa dhe përgjegjësi. Në fund fare, kënaqësia më e madhe është kur puna në stërvitje shpërblehet me rezultate. Ka vende shumë boshë që të plotësohen me trofe në vijim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE