Connect with Us

E bujshme/ Ish-lojtari i Juventusit dhe Leicesterit bashkohet me Partizanin

Sport

E bujshme/ Ish-lojtari i Juventusit dhe Leicesterit bashkohet me Partizanin

Publikuar

-

Një nga objektivat e merkatos së dimrit për drejtuesit e Partizanit është zëvendësimi i Jasir Asanit, i cili tashmë ka nisur një aventurë të re tek AIK Stokholm.

Lojtari nga Shkupi përshtatej shumë mirë në të dy krahët e sulmit, por për momentin te të kuqtë po testohen kryesisht anësorë të majtë. Pas kolumbianit Huan Pablo Zapata, mësohet se në Antalia me të kuqtë do të testohet edhe një italian, i cili hapat e parë i ka te moshat e Juventusit, periudhë kohore e cila përkon me punën që Adolfo Sormani ka bërë në akademinë e bardhezinjve.

Bëhet fjalë për Davide Lorencon, i cili ka një karrierë gjithëshëtitëse, por pa lënë gjurmë. Eksperienca e fundit e 25-vjeçarit italian ka qenë në Angli te Lestër Siti. Por, ashtu si në klubet e tjera, edhe te Lestëri, Lorenco nuk ngjiti e që nga vera e vitit të kaluar është pa ekip. 25-vjeçari do të testohet nga stafi teknik dhe nëse përmbush kërkesat e trajnerit Sormani, mund të vishet i kuq.

Për afrimin e tij nuk ka asnjë pengesë, pasi bëhet fjalë për një lojtar të lirë, por që vjen nga një periudhë e gjatë mospërfshirjeje me një klub futbolli. Insistimi për afrimin e një sulmuesi të krahut të majtë mund të nënkuptohet jo vetëm si zëvendësim për Asanin, por edhe si parapritë për një shitje të mundshme të Erlad Çinarit, për të cilin së fundmi ka zëra për një transferim të mundshëm në Turqi te Menemenspori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Publikuar

-

Nga

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet. “Është e vërtetë, që vetëm […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE