Connect with Us

E kryer/ Futbollisti i Shqipërisë te Barça, ja kur bëhet prezantimi

Kombëtare

E kryer/ Futbollisti i Shqipërisë te Barça, ja kur bëhet prezantimi

Publikuar

-

Rey Manaj do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës B. Lushnjari është bindur nga skuadra e dytë e Barcelonës sipas asaj që shkruan SPORT. Prestigjozja pranë klubit katalanas hedh bastin se sulmuesi do t’i bashkohet këtë javë skuadrës së re.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Albacetes është finalizuar dhe të dy klubet kanë rënë dakord për ta mbyllur me sukses. Lojtari nga krahu tjetër është dakord dhe do të ndryshojë ambient. Manaj nuk ka kaluar një sezon të qetë, ai ka patur jo pak probleme.

Sezoni i parë ishte më pozitiv për shqiptarin që luajti 30 ndeshje dhe shënoi 7 gola, ndërsa këtë edicion ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Numri “9” i kombëtares sonë kalon një ligë më poshtë dhe bën një lëvizje të çuditshme!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE