Connect with Us

Eni Imami e thotë copë: Ja pse u largova nga Tirana

Sport

Eni Imami e thotë copë: Ja pse u largova nga Tirana

Publikuar

-

Eni Imami largohet nga Tirana me kokën pas. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve deri 24 orë përpara, pranon se shkaktari i largimit të tij nga skuadra ishte humbja e vendit të titullarit, ndonëse gjërat ishin më të thella. Gjatë rrëfimit të rij, Eni pranon se “gurin” e parë të shkatërrimit të marrëdhënies me Tiranën e vuri Julian Ahmataj, ndërkohë që më pas gjërat u rrokullisën shpejt dhe palët tani janë të ndara.

Është i bindur që ka dhënë maksimumin dhe thotë se asnjëherë nuk i dhanë shpjegim për trajtimin muajin e fundit, por këtë trajtim nuk e meritonte, pse kishte dhënë gjithçka në fushën e lojës. Në fund, Imami tani pranon se është duke kërkuar një skuadër të re për 2020-ën.

Një largim para kohe nga Tirana. E prisnit një gjë të tillë, duke parë që kishit luajtur gjithë atë kohë titullar?

Duhet ta pranoj se jam i mërzitur. Muaji i fundit ka qenë shumë i vështirë, por që në fund të fundit ato 30 ditë nuk mund të fshijnë gjithë periudhën e bukur që kalova te Tirana. Që fëmijë kam pasur dëshirë që nëse bëhesha futbollist, të luaja me Tiranën. Më vjen mirë që e arrita, por kjo aventurë u mbyll para kohe.

Mund të na zbuloni përse u ndanë rrugët? Ishte çështja vetëm që nuk po luanit, apo në sfond kishte plot probleme të tjera?

Jam në një moshë të atillë që nuk mund të qëndroj në stol. Aktualisht jam 27 vjeç dhe nuk e kam luksin të shtyj ditët. Nuk jam as djalë i ri që luaj një ndeshje dhe pres katër takime në pankinë. Më shumë se kjo, më erdhi keq se si dola nga formacioni. Nuk e meritoja të mos luaja dhe të më hiqnin nga formacioni dhe këtë e dinë të gjithë. Kam dalë nga formacioni dhe vetëm kaq. Askush nuk më dha një arsye, që sigurisht ekzekutuesit i mbajtën për vete. Me ikjen e profesor Memës, unë e kam parë veten me shpatulla pas murit dhe jam ndier ngushtë.

Vetëm për kaq jeni larguar nga skuadra? Fare mirë mund të kishit pritur radhën?

Dua të shtoj diçka. Justifikimi që të mos luaja në një moment ishte që unë kisha krijuar një debat, por kjo nuk është e vërtetë. Kur luan futboll, të ndodh gjithçka, madje edhe debati apo zënka. Gjithçka mbetet në fushën e lojës dhe asgjë nuk ka vazhduar më tej. Fjalët që qarkullojnë janë të pavërteta dhe për këtë mund të ballafaqohem me këdo dhe në çdo moment. Jam i pastër me veten time. Në këtë drejtim jam i qetë.

Po sikur të jeni nxituar, pra të keni gabuar që keni ndarë rrugët me Tiranën për kaq gjë?

Do të them diçka shumë të vërtetë. Që me ikjen e Ardian Memës dhe ardhjen e trajnerit të ri (Ahmatajt, por Imami nuk i përmend emrin) unë u ula në stol. Atij njeriu asgjë nuk i dha të drejtë, duke filluar nga rezultatet, sepse çdo gjë e bëri mbrapsht. U izolova në stol dhe mora një goditje të madhe. Ai trajner erdhi sikur donte të mësonte dorën te Tirana apo ta përdorte si autoshkollë. Ai(Ahmataj) kishte ardhur me qëllime të qarta. Më pas e kam marrë vesh që kishte deklaruar se i pari që do të largohej në janar do të ishte Imami.

Ju thoni që trajneri që pasoi Memën, pra Ahmataj, erdhi me qëllim të qartë. Ju i keni kërkuar një shpjegim?

I kam kërkuar një shpjegim. Në fakt, ndeshjen e parë me Ahmatajn e luajtëm në Gjirokastër. Nuk luaja, sepse isha me kartonë. Më tha: “Nëse ekipi shkon mirë, formacionin do ta mbaj me këta lojtarë”. “Dakord, – i thashë, – por këtë vend unë e kam fituar dhe mbajtur me gjak”. Luajta me Vllazninë, sepse ndaj Teutës u ndëshkua një lojtar yni me të kuq. Luajta shumë mirë dhe me statistikë nuk kisha bërë asnjë gabim. Pas Vllaznisë më salduan në stol dhe nuk më dha askush asnjë arsye përse nuk po luaja më. Mund të më thoshin nuk di të kërcesh, nuk di të mbulosh, të flasësh, nuk më pëlqen modeli i flokëve që unë ta dija çfarë problemi ishte dhe ta riparoja apo të kisha një arsye të qartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE