Connect with Us

Eros Grezda prezantohet te ekipi i ri: Ja kush më kërkonte tjetër

Kombëtare

Eros Grezda prezantohet te ekipi i ri: Ja kush më kërkonte tjetër

Publikuar

-

Eros Grezda është prezantuar në ekipin e ri, ndërsa bëhet fjalë për një rikthim te Osijeku. Futbollisti ka dështuar në eksperiencën e tij te Rangersi, atje ku më së shumti u kthye në qendër të diskutimit për sjelljen e tij. Sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që të bëj një reagim filozofik për largimin nga Rangersi, ndërsa në “Instagram” ka shkruar:

“Ndonjëherë në jetë, gjërat nuk shkojnë ashtu siç i duam. Por gjëja më e rëndësishme është që asnjëherë nuk duhet të heqësh dorë nga ëndrrat e tua. I uroj më të mirat shokëve të skuadrës dhe klubit”, shkruan Grezda, por duke harruar që në fund të fundit, gjithëkush merr atë që meriton dhe korr frytet e punës.

Te kjo e fundit, kishte aq shumë për të përmirësuar te Rangersi. Ndërkohë në orët e fundit ka ardhur edhe prezantimi te Osijeku, atje ku Grezda shprehet se ka pasur edhe dy oferta të tjera nga Kroacia.

“Kam pasur disa oferta nga jashtë, por edhe nga Kroacia. Po, pati oferta edhe nga konkurrentë nga Kroacia. Më kërkuan nga Hajduk dhe Rijeka”, tha Grezda në konferencë.

Ndërkohë që drejtori i Osijekut, Alen Petrovic, ka zbuluar pak më tepër rreth formulës së marrjes së Grezdës nga Rangersi.

“Rangers do të marrë një përqindje të transferimit të ardhshëm. Financiarisht, është një punë e shkëlqyeshme dhe besoj që Grezda do ta ndërmarrë një hap më tej dhe do ta shesë veten në një ekip tjetër të madh. Sidoqoftë, ne jemi të interesuar që në këtë moment vetëm ta përshtasim sa më shumë me ekipin”, tha Petrovic.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Duka: Dy zyrtarë të FSHF-së janë infektuar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Si në shumë botën, Koronavirusi ka prekur në anën financiare edhe futbollin në Shqipëri, që tashmë është në vështirësi të mëdha. FSHF-ja ka dalë hapur ku ka kërkuar ndihmë nga qeveria shqiptare, për tu përfshirë edhe sektori i sportit në paketën e kompesimit, pasi rrezikohet falimentimi. Megjithatë qeveria, ende nuk e ka reaguar për këtë. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Befason Jasir Asani: Ja me cilën kombëtare dua të luaj

Publikuar

-

Nga

Jasir Asani ka folur për “Fan Zone” ditën e sotme, ku ka folur për situatën në të cilën ndodhet e gjithë bota. Asani është shprehur se më shumë se të gjithë te Partizani, flet me Hoxhën. Gjithashtu ish-sulmuesi i Partizanit është shprehur se do ta pranonte Shqipërinë, nëse i vjen një ftesë. “Është një situatë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Përkrah Ronaldos, Edi Ramën e vendosin në faqen e parë të gazetës së madhe sportive në Itali

Publikuar

-

Nga

Gjesti human i dërgimit të 30 mjekve dhe infermierëve shqiptar në Itali për të ndihmuar fqinjët italianë në këto ditë të vështira të pandemisë së Koronavirusit, duket se ka nxitur edhe mediat sportive për t’i bërë jehonë lajmit, teksa të shumta kanë qenë elozhet për shqiptarët dhe në veccanti për kryeministrin Rama. Ky i fundit […]

LEXO TE PLOTE