Connect with Us

Etrit Berisha mahnit Italinë, ja disa nga pritjet e tij spektakolare në ndeshjen ndaj Veronës

Seria A

Etrit Berisha mahnit Italinë, ja disa nga pritjet e tij spektakolare në ndeshjen ndaj Veronës

Publikuar

-

Etrit Berisha ka dhuruar një performancë të shkëlqyer ditën e djeshme, kur skuadra e tij Spali u mposht me rezultatin 2-0 nga Verona.

Pavarësisht pësimit të golave, Berisha ishte lojtari më i mirë në fushë, teksa bëri disa pritje me të vërtetë të shkëlqyera, duke i mohuar disa herë golin kundërshtarit, me topa të cilët dukeshin të sigurtë që do të shkonin ën portë.

Portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”, e ka zgjedhur Berishën si lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke e përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Së bashku me gardianin kuqezi, në formacionin e javës është edhe Amir Rrahmani, i cili është një siguri në mbrojtjen e Veronës, dhe përpiqet disa herë të shënojë. Edhe dje shtatlarti kosovar kishte disa raste shënimi, por ishte pikërisht Berisha që bëri heroin duke ia ndalur gjuajtjet.Të dy shqiptarët janë përzgjedhur në formacionin e javë, teksa vendosen përkrahë emrave të mëdhenj si Ronaldo e Lukaku, të cilët gjithashtu shkëlqyen në javën që lamë pas.

Më poshtë mund të shikoni disa nga rastet e ndeshjes, së bashku edhe me pritjet e gardianit kuqezi:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: