Connect with Us

Gati transferimi i jashtëzakonshëm/ Muriqi i “shkel syrin” gjigantit të Europës

Premier Liga

Gati transferimi i jashtëzakonshëm/ Muriqi i “shkel syrin” gjigantit të Europës

Publikuar

-

Vedat Muriqi është padyshim shqiptari më i kërkuar në merkaton e futbollistëve.

Lojtari i Fenerbahce po tregon një formë fantastike në fushën e blertë, çka ka tërhequr edhe vëmendjen e një prej skuadrave më të rëndësishme në planet, Tottenham Hotspur. Nënkampionët e Europës po vuajnë shumë në repartin ofensiv dhe Muriqi shihet si alternativa më e mirë për ta zgjidhur këtë ngërç.

Por, përveçse forcës dhe prestigjit, Tottenham duket se ka edhe armën më të mirë për të arritur te Muriqi.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka shprehur simpatinë për trajnerin, Jose Mourinho. “Special One” njihet për temperamentin e tij, si dhe sukses që ka arritur në drejtim. E sipas asaj që raporton gazeta turke “Aksam”, Muriqi ia ka shprehur agjentit të tij dëshirën për të punuar me portugezin.

“Këto oferta më bëjnë të lumtur. Sidomos Tottenham. Do të më pëlqente të punoja me Mourinho, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahce. Lë në pritje çdo ofertë deri në fund të sezonit,” mësohet t’i ketë thënë Muriqi agjentit të tij.

Golat dhe paraqitjet fenomenale të Muriqit e kanë shndërruar Fenerbahce në një prej skuadrave më të kuotuar për të arritur te titulli kampion. Ish sulmuesi i Teutës në Superligën shqiptare u transferua në Stamboll vetëm në verën e vitit të shkuar.

Fenerbahce e vlerëson Muriqin me 25 milionë euro dhe klubi turk mund të ishte i lumtur ta shiste atë për atë çmim, veçanërisht duke marrë parasysh që ata paguan 3.5 milionë euro te Rizespor verën e kaluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Merret zyrtarisht vendimi për të ardhmen e Premier League

Publikuar

-

Nga

Kthimi i futbollit dhe Ligës Premier tani nuk ka një datë përfundimtare pas takimit të aksionarëve. Fillimisht futbolli në Angli u pezullua deri më 30 prill për shkak të shpërthimit të coronavirusit, por në një deklaratë të re, Liga Premier thotë se edicioni aktuale do të rifillojë vetëm kur të jetë gjithçka e sigurt. Sipas […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Milot Rashica “i shkel syrin” Jurgen Klopp-it

Publikuar

-

Nga

Milot Rashica padyshim që ka bërë hapa të mëdha në karrierën e tij, teksa nga fillimet te Vushtrria, tani luan  për ekipin e madh gjerman të Verder Bremenit. Me skuadrën nga Bundesliga, sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera, ku është një nga lojtarët më të mirë te ekipit. Për këtë arsye, Rashica ia ka dakë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Çmenduria/ Premier League mund të zhvendoset në Kinë

Publikuar

-

Nga

Një klub i Premierligës raportohet se ka parashtruar idenë ekstreme të përfundimi të sezonit aktual në Kinë. Premierliga është në mesin e shumë ligave të Evropës që ka pezulluar kampionatin si shkaku i koronavirusit. Drejtuesit e kësaj lige janë duke u përgatitur që të premten pasdite të mbajnë një video-konferencë, por ka shqetësime se autoritetet […]

LEXO TE PLOTE