Connect with Us

Goxhaj shpërthen ndaj Kërçikut: Je tifoz i Tiranës, unë nuk do shkoja kurrë te Partizani

Sport

Goxhaj shpërthen ndaj Kërçikut: Je tifoz i Tiranës, unë nuk do shkoja kurrë te Partizani

Publikuar

-

Mëngjesi i sotëm ka qenë me shumë zhurmë për Bylisin, pasi ka parë në dhomën e hotelit të “zhdukur” Dorian Kërçikun. Mbrojtësi bardheblu i prezantuar vetëm dy ditë më parë, ka zgjedhur të largohet nga ballshiotët në orët e para të mëngjesit pa marrë një miratim nga drejtuesit.

Me Goxhën ka qenë shok dhome, por për këtë çështje Jurgeni s’preferon të flasë duke theksuar se është zgjedhje e 26-vjeçarit. Megjithatë si një tifoz i “thekur” i Tiranës një mesazh publik s’mund t’ia lërë pa dhënë. Ai tregon për “newsport.al” se lojtari më i ri i Partizanit është tifoz i 24-herë kampionëve së Shqipërisë dhe për këtë fakt është disi i habitur se si ka zgjedhur të kuqtë.

– Shumë zhvillime te Bylisi. Merkato e dimrit është çelur, ndërsa ju duket se jeni një nga lojtarët besnikë të mallakastriotëve. A beson te e njëjta ecuri si në 17 javët e shkuara?
Kam pasur oferta, por jam në kontratë me Bylisin dhe do e respektoj deri në fund. Do stërvitem për të bërë dhe më mirë me shpresën te Zoti. Shpresoj t’ia arrij.

– Sa besim ke te presidenca se do të bëjë afrime të rëndësishme?
Jemi duke u përgatitur për fillimin e kampionatit me ritme të larta. Shpresoj që të ketë afrime dhe të kemi ecurinë që kemi pasur deri tani.

– Në dijeninë time trajneri ende s’ka ardhur dhe po stërviteni me Brahjën. Si është situata në Ballsh?
Mund t’iu tregoj se trajneri kishte një kurs dhe sot është bashkuar me skuadrën. Jemi stërvitur shumë mirë nga profesor Brahja. Shpresoj të jetë pjesë e skuadrës dhe në vazhdim. Situata është akoma dhe më pozitive. Do shihni një Bylis më të fortë.

 – Meqë po tregoni se trajneri ka ardhur sot, po disa futbollistë pse s’janë ende pjesë e skuadrës?
Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, përveç Bicit i cili është i dëmtuar. Ai stërvitet veçmas në Tiranë dhe shumë shpejt do të bashkohet me grupin.

– Më lart përmendet se situata është pozitive dhe do të shohim një Bylis më të frikshëm. Kur thoni këtë, e keni fjalën edhe për Kërçikun?
Kërçiku është një lojtar me vlera, është mbrojtësi i djathtë më i mirë në Shqipëri. Besoj se Tirana ka gabuar që e ka lënë të lirë.

– Për t’iu mos iu futur analizës tekniko-taktike të Kërçikut, po e bëj ndryshe pyetjen. Shok dhome në Ballsh, papritur sot u zgjuat vetëm në dhomë…
Për këtë pjesë s’më takon mua të flas. Është çështje e klubit. Ku do që të shkojë i uroj suksese.

– I uroni suksese dhe te Partizani?
(Qesh) Profesionalisht e uroj të ecë sa më shumë.

– Përmendet që është një lojtar me vlera. Përfshini në atë fjali edhe pjesën e largimit nga hoteli në orët e para të mëngjesit?
Për këtë pjesë s’mund të flas unë. Është jeta e tij dhe gjithëkush merr vendimet e tij.

– Në rregull, por një lojtar profesionist s’mund të “arratiset” në mënyrë të tillë, apo jo?
Sa i përket anës profesionale, kam punuar dhe e njoh mirë. Është profesionist dhe djal shembullor, për këtë të jeni të sigurtë. Por, s’e di çfarë ka ndikuar që e bëri të largohet. S’duhet t’i paragjykojmë njerëzit.

– Meqenëse të duket paragjykim nga ana ime, ti do e bëjë një veprim të tillë?
(Nuk përgjigjet)

– E ke thënë disa herë se je tifoz i Tiranës. Kërçiku para disa minutash u prezantua te Partizani. Madje mund t’iu them që është lojtari i dytë (pas Kalarit) i dekadës së fundit që “tradhton” bardheblutë për rivalin e përjetshëm. Cili është komenti juaj?
Po, jam tifoz i Tironës! Ju tregoj një sekret: Edhe Kërçiku është tifoz bardheblu. Siç e thashë më lart, nuk i di rrethanat që e çuan të marrë këtë vendim. Shpresoj t’i ecë në ekipin e ri. Megjithatë publikisht dua t’i them: Tirana dhe Bylisi do të mundin. (Qesh).

– Nëse do kishe një ofertë, a do t’i bashkoheshe ti Partizanit?
Këtë pyetje ma bëjnë edhe shokët e mi dhe i kam dhënë një përgjigje: JO, kurrë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: