Connect with Us

Ishte më i dobëti në ndeshjen e fundit, Milani e nxjerr në shitje

Seria A

Ishte më i dobëti në ndeshjen e fundit, Milani e nxjerr në shitje

Publikuar

-

Një ndër lojtarët më të dobët të Milanit në ndeshjen ndaj Sampdorias ishte padyshim Davide Calabria. Stefano Pioli i besoi një vend titullari, duke ulur në stol Andrea Contin, por Calabria nuk ia shpërbleu siç duhet, duke bërë gafa të shumta, që normalisht u shoqëruan me një lumë vërshëllimash nga shkallët e stadiumit.

Paraqitja e shëmtuar ndaj Sampdorias nuk ishte e para për Calabrian këtë sezon dhe drejtuesit e Milanit, duket se kanë vendosur që ta nxjerrin mbrojtësin në shitje. Kështu shkruajnë mediat në afërsi të klubit kuqezi. Pas Piatek, duket se emri i dytë i nxjerrë në merkato është Calabria. Milan po përgatitet për një mini-revolucion këtë merkato me sa duket.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Futbollisti i klubit të Serisë A dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ja çfarë ndodh në stërvitje

Publikuar

-

Coronavirusi ka tmerruar Italinë dhe sidomos rajonin e Lombardisë, ku janë shfaqur edhe rastet më të shumtë të të prekurve. Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në Itali. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa dyshohet edhe […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Donte të bënte foto me Ronaldon, tifozi e pëson keq (video)

Publikuar

-

Juventusi u mposht nga Lyon dhe normalisht humori te lojtarët bardhezi nuk ishte i mirë. Kjo u pa edhe te Cristiano Ronaldo, kur në një moment në fushë u fut një tifoz i cili donte të takonte idhullin e tij. Djaloshi shkoi me vrull drejt portugezit, i cili shihet me nerva. Ronaldo mundohet ta trembë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi çalon në Champions, Lyoni kënaqet me një gol

Publikuar

-

Një gol i Lucas Tousart pas gjysmë ore lojë vendosi ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Francezët ia dolën të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe kualifikimi i bardhezinjve të Sarrit vështirësohet pas kësaj humbje. Skuadra e Rudi Garcia dominoi pjesën e parë përballë një Juventusi kaotik dhe ia doli të gjente golin e avantazhit. […]

LEXO TE PLOTE