Connect with Us

Lila për mungesën e Vatës: Nuk i kërkoj falje asnjeriu, po të ishte për qoka merrja Agollin

Kombëtare

Lila për mungesën e Vatës: Nuk i kërkoj falje asnjeriu, po të ishte për qoka merrja Agollin

Publikuar

-

Rudi Vata do të mungojë në ndeshjen e Shqipërisë së yjeve, ndërsa kjo çështje ka shkaktuar shumë polemika. Kjo ka sjellë edhe momente debati te “Procesi Sportiv” mes Gëzim Sinematit dhe Andi Lilës. Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur qoka në këtë listë të krijuar, që ka pasur miratimin e kryesisë së Sindikatës të Futbollistëve Shqiptarë.

Debati mes Andi Lilës dhe Gëzim Sinematit

Andi Lila: “Këtu është një kauzë e madhe dhe këto emra ne kemi menduar dhe marrë miratimin te Sindikata. Sigurisht që mund të kemi bërë edhe gabime, e pranoj. Por ata do të marrin pjesë në evenimente të tjera. Vata është lojtar i madh dhe unë nuk heq asgjë”.

Gëzim Sinemati: “Po kështu bëhen këto punë në Shqipëri. FSHF duhet të merrte listën dhe mos ta pranonte. Po ku është Haxhi, po ku është Vata?. Nuk mjafton falja që kërkove”.

Andi Lila: “Nuk kërkova falje unë, nuk i kërkoj falje njeriu. Thjeshtë thashë që mund të kemi bërë gabime. Po të ishte për qoka, do të luaja edhe vetë”.

Gëzim Sinemati: “Po si do të luash ti? A ke vrarë gjurin?”.

Andi Lila: “Jo, për këto ndeshje jam mirë. Pastaj të ishte për qoka do të merrja edhe Ansi Agollin që e kam shumë mik të mirë, por ai mungon”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: