Connect with Us

E bujshme/ Neymar i “shkel syrin” gjigantit të Serisë A

Seria A

E bujshme/ Neymar i “shkel syrin” gjigantit të Serisë A

Publikuar

-

Neymar Jr duket se nuk po kalon një moment të mirë te Paris Saint Germain. Braziliani ka hasur shumë vështirësi në vitin që lamë pas, duke mos arritur të jap atë që duhet në fushën e blertë.

Diçka që synon ta arrijë këtë vit, me Neymar që në një rrëfim të gjatë për “Globoesporte” ka bërë “lëmsh” edhe merkaton e futbollistëve.

Gjithashtu, Neymar rrëfeu se do të dëshironte të luante përkrah legjendave si Zinedine Zidane dhe Romario, teksa ka pohuar se kërkon të luajë të paktën një herë me Zlatan Ibrahimovic, duke i shkelur në këtë mënyrë syrin Milanit

“2019 ishte një vit i vështirë në çdo kuptim, profesionalisht dhe personalisht, pati shumë mësime dhe ndryshime. Shpresoj për një vit më të mirë në vitin 2020. Qëllimi im është të fitoj sa më shumë që të mundem me Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Brazilit. Duhet të arrijmë në finalen e Champions League, të fitojmë Kupën e Amerikës dhe kërkoni sfida të reja. Idhujt e mi ishin Romario dhe Zidane. Më pëlqen të luaj me Zlatan Ibrahimovic,” është shprehur 27-vjeçari.

Sulmuesi suedez, që pak ditë më parë u zyrtarizua te Milani ishte pjesë e Paris Saint Germain nga viti 2012 deri në 2016, ndërsa braziliani arriti në Paris në verën e vitit 2017. Ardhja e Neymar te Milani nuk mund të përjashtohet nëse iu referohemi lajmeve të fundit, ku njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bernard Arnault, pronar i Louis Vuitton dhe i shumë bizneseve të tjera mund të blejë aksionet e kuqezinjve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Marash Kumbulla gjithnjë e më pranë Interit

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është dëshira kryesore e Inter. Merkatoja e verës pritet ta gjejë Interin si një skuadër shumë aktive, e cila synon përforcimin në disa reparte. Sipas raportimeve nga Italia, Verona mund të humbe një tjetër yll të skuadrës, pikërisht si pasojë e dëshirave të Interit. ‘Goal Italia’ shkruan se Inter ka si […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Bomba” e francezëve: Koronavirusin e solli Juventusi

Publikuar

-

Nga

Është “faji” i Juventusit nëse koronavirusi mbërriti në Francë në zonën e Lyon. Është ajo që pretendon një përgjegjës i sindikatës së mjekëve francezë, sipas të cilit sfida e Champions League mes skuadrave të Sarri e Garcia është ndeshja zero e epidemisë për shkak të tifozëve të shumtë italianë që udhëtuan për të ndjekur skuadrën […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE