Connect with Us

E bujshme/ Valeri Bojinov pranë akordit me Partizanin

Sport

E bujshme/ Valeri Bojinov pranë akordit me Partizanin

Publikuar

-

Partizani kreu një merkato të zgjeruar në verë, ku për sulmin afroi 3 alternativa, por ata nuk “shkrepën” në 17 javët e para. Kështu që drejtuesit e kuq janë vënë në lëvizje që në janar të gjejnë bomberin e shumëpritur.

“Panorama Sport” ka mësuar se merkatoja e dimrit mund të shoqërohet edhe me ndonjë “bombë”, nisur edhe nga kërkesat apo ofertat që kanë kampionët në këtë periudhë. Ish-ylli i kombëtares bullgare, por edhe sulmues i disa skuadrave me emër në Europë, kryesisht në Itali, Valeri Bozhinov, i është ofruar Partizanit për janarin.

Afrimi i sulmuesit nuk përbën pengesë, pasi Bozhinov ka dalë lojtar i lirë që në dhjetorin e 2019-ës. Lojtari, i cili më 15 shkurt mbush 34 vjeç, u është ofruar drejtuesve të kuq, pasi Partizani ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e tij për të gjetur një bomber.

Për gati një dekadë Bozhinov ka pasur një karrierë të shkëlqyer në Itali që nisi nga Leçe, për të vijuar te Fiorentina, Juventus, por me kalimin te Mançester Siti në Angli nisi edhe periudha me luhatje. Në vitet e fundit karriera e sulmuesit të kombëtares bullgare ka ardhur në zbritje, ku në 6 muajt e fundit nuk arriti të shënonte asnjë gol si pjesë e Botev Vratsa në Bullgari.

Afrimi i Valeri Bozhinovit, nisur nga fama e sulmuesit, mund të ishte një “bast” për Partizanin, i cili nëse kryen këtë lëvizje, duhet të largojë dikë nga faza ofensive, jo vetëm për të liruar vend, por edhe për të zbutur faturën financiare. Sulmuesit e kuq janë më të paguarit te Partizani, ku vetëm Brajan Braun përfiton rreth 8-9 mijë dollarë amerikanë në muaj. Me rrogën e xhamajkanit mund të bindet edhe Bozhinov, nëse Partizani pranon ofertën./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video skandali/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”. Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam. Ata kanë prishur […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE