Connect with Us

Hristov i Skënderbeut rikthehet sërish në Superligën shqiptare, nuk do e besoni te cili ekip

Sport

Hristov i Skënderbeut rikthehet sërish në Superligën shqiptare, nuk do e besoni te cili ekip

Publikuar

-

Vllaznia është në kërkim të lojtarëve që konsiderohen si përforcime të mundshme për sezonin e ri. Pas mbrojtësit të qendrës, Mevlan Adili, të tjerë lojtarë duket se janë afër nënshkrimit me Vllazninë. Ndër emrat e zbuluar është 30- vjeçari Eugen Sidorenko, me të cilin prej ditësh drejtori sportiv i kuqebluve, Engin Firat, po negocion për ta bindur që të veshë fanellën e Vllaznisë.

Drejtuesit e klubit mësohet se e kanë pasur në plan që merkaton e verës moldavin, por në atë kohë drejtuesit nuk kanë qenë shumë të bindur për cilësitë e tij. Megjithatë, duke qenë se Firat u bë trajner i kombëtares moldave të futbollit dhe e ka ndjekur nga afër sulmuesin, duket se është bindur tashmë për t’i ofruar sërish një kontratë.

Çështja e afrimit të këtij lojtari ende nuk ka marrë formën e kryer, por shanset janë të mëdha që të firmosë. Kjo, për vetë faktin se shuma që kërkon është brenda mundësive që ka klubi për të shpenzuar. Mësohet se ai kërkon 2 mijë euro në muaj. Sidorenko luan më tepër si sulmues i majtë dhe ka një eksperiencë të madhe në vendin e tij, por jo vetëm.  Në vitin 2019 ai e mbylli si pjesë e Zimbru Kishinjevit.

Megjithatë, ky nuk do të jetë afrimi i fundit për sulmin, pasi kuqeblutë janë futur në bisedime edhe me sulmuesin bullgar, Ventsislav Hristov. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për kampionatin shqiptar, pasi në vitin 2015 luajti për një gjysmë sezoni me Skënderbeun, ku shënoi vetëm 1 gol. 31-vjeçari ka luajtur në Superligën bullgare se fundmi për skuadra si Levski Sofja, Neftohimik, Vereja dhe Tsarsko Selo.

Mësohet se sot Hristov pritet t’i bashkohet ekipit në Ohër, nga ku do të kryejë edhe bisedimet e fundit me drejtuesit e klubit shkodran. Gjasat janë të mëdha që të arrihet një marrëveshje me sulmuesin bullgar./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE