Connect with Us

Parma nuk po e aktivizon, Dermaku pranë transferimit te ekipi tjetër i Serisë A

Seria A

Parma nuk po e aktivizon, Dermaku pranë transferimit te ekipi tjetër i Serisë A

Publikuar

-

Kastriot Dermaku mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit, por jo për t’u kthyer në Serinë B, pasi mendon se e meriton të luajë rregullisht në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi shqiptar i Parmës, ka luajtur disa ndeshje duke treguar vlerat e tij me këtë klub, ndërsa ka refuzuar deri tani të gjitha ofertat që i kishin ardhur për të qenë më rregullisht në fushë në Serinë B. Megjithatë, situata mund të ndryshojë me ofertën që pritet të vijë për të nga një tjetër klub i Serisë A.

Skaduar e Leçes po interesohet për përforcime në prapavijë dhe duket se ka hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar. Përtej Adriatikut insistojnë se takimi i të hënës në kampionat ndaj Parmës do të jetë një mundësi e mirë edhe për të hapur bisedimet për lojtarin shqiptar, të cilin klubi mendon se mund ta bindë t’i bashkohet projektit ku sigurisht do të kishte më shumë hapësira për të luajtur rregullisht.

Kostoja e ulët e kartonit të Dermakut, rreth 900 mijë euro, si dhe një rrogë e përballueshme për standardet e Leçes, kanë bërë klubin të besojë se marrëveshja mund të arrihet. Ndaj pritet që në ditët në vijim të ketë diçka më konkrete sa i përket një transferimi të mundshëm të lojtarit te skuadra e cila në këtë edicion ka si synim mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Plas lufta në Itali, përplasje e ashpër mes dy tifozerive

Publikuar

-

Tifozët e Lecces dhe Barit janë përleshur në autostradën A16 Canosa-Napoli duke shkaktuar shumë të plagosur. Siç ka bërë të ditur leccenews24.it, 150 tifozë të Barit kanë bllokuar trafikun duke hedhur gozhda në autostradë mes dy mjeteve që transportonin rreth 20 tifozë tifozë të Lecces, mes të cilëve ka pasur edhe fëmijë. Tifozët e Barit […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

E thotë Maldini/ Ibra qëndron te Milani vetëm po u plotësua ky kusht

Publikuar

-

Zlatan Ibrahimovic me kalimin e tij te Milani në merkaton e dimrit i ka ndryshuar fytyrën skuadrës kuqezi pavarsisht se ekipi i Piolit është ende larg zonës Champions. Që Ibra të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm pasi ka firmosur për 6 muaj me opsion rinovimi edhe me një tjetër vit, rinovim që mund […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Strakosha me shokë nuk pyesin as për “coronavirus”/ Marrin fitoren e madhe në transfertë

Publikuar

-

Lazio e Simone Inzaghit nuk i ndahet Juves dhe ecën me ritmin e një skuadre që po luan për titullin. Bardhekaltrit e çuan në 20 numrin e ndeshjeve rresht pa humbje në këtë sezon teksa triumfuan në transfertën e vështirë të Marassit me shifrat 2-3 ndaj Genoas. Marusic hapi serinë e golave që në minutën […]

LEXO TE PLOTE