Connect with Us

Po shkëlqen në Superligë, futbollisti i Kukësit do ftesë nga kombëtarja shqiptare

Sport

Po shkëlqen në Superligë, futbollisti i Kukësit do ftesë nga kombëtarja shqiptare

Publikuar

-

Vesel Limaj duket se ka vendosur që të mos largohet nga Kukësi, të paktën deri në mbyllje të këtij sezoni. Lojtari është zyrtarisht pa një kontratë me verilindorët, pasi ka bllokuar rinovimin automatik të saj, por ai ka nisur stërvitjet rregullisht me ekipin në Antalia dhe nga fjalët e tij për RTSH duket qartësisht se nuk e mendon largimin për momentin nga skuadra ku është kthyer në një nga pikat kyçe.

“Besoj se kjo përgatitje na bën mirë, na bashkon edhe si grup sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe në Turqi kemi edhe kushte të mira.

Titulli kampion? Nuk është e lehtë, sepse jemi akoma në fazën e dytë. ka ende kohë por jemi në rrugën e duhur dhe besoj se do ia arrijmë qëllimit. Ky është një kampionat shumë i çuditshëm pasi nuk ka shumë dallime mes ekipeve. Ekipet kundër nesh luajnë me shumë motivim. Normalisht të luash kundër Kukësit është diçka e normalisht edhe ne duhet të motivohemi më shumë”, tha ai.

Ndërkaq, titulli nuk është objektivi i vetëm i 22-vjeçarit, i cili i ka hedhur sytë edhe fanellës kuqezi të Shqipërisë e nuk e fsheh që e ka si synim në karrierën e tij. “Është një ëndërr të vesh fanellën kuqezi dhe shpresoj të realizohet kjo ëndërr”, theksoi Limaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE