Connect with Us

Shpërthen ish-lojtari i kombëtares: Palo Federatë! Listën e ka bërë Duka

Kombëtare

Shpërthen ish-lojtari i kombëtares: Palo Federatë! Listën e ka bërë Duka

Publikuar

-

Salvador Kaçaj, ish-futbollisti i kombëtares, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Ndeshja e Solidaritet që zhvillohet nesër në “Air Albania Stadium”, mes ish-lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, ka ngjallur debate të shumta në lidhje me listën.

“Pse nuk jam unë? Ju e dini shumë mirë. Kemi kaluar një tërmet të dhimbshëm. Çdo aktivitet duhet mbështetur. Kam dëgjuar se janë ftuar yjet e kombëtares shqiptare, si dhe kombëtaret e fqinjëve. Asnjë yll nuk vjen që krahasohet me Rudi Vatën, Sulejman Demollarin dhe Sokol Kushtën”

“Kush i ka vendosur kriteret? Kush e bën ndeshjen? E bën Federata dhe e paguan kjo. Turpi nis që te trajneri. Çfarë kërkon Shulku trajner kombëtareje. Shulku është 500 herë poshtë meje si lojtar. Ai ska lidhje me trajnerllekun. Ata që kanë bërë sindikatën nuk e dinë çfarë është, duhet të jetë oponencë e federatës. Është një palo federatë.

Kur ishe në Federatë, kur u bë ndeshje me Gjermanët, ata kishin vënë kusht. Duhet të jenë lojtarë që kanë luajtur kundër tyre. Nuk isha unë, Jani Kaçi dhe të tjerë. Këtu bëhet me mllef. Ata që janë thirrur janë të nderuar. Shulkut t’i vije turp që e ka pranuar. Listën e ka bërë Duka, kjo nuk ka diskutim. Nuk tallet njeri me mua”.

“Nisma është pozitive, e thashë edhe më parë. Kemi Kushtën para Vatës, kemi Demollarin. Kush e ka vendosur kriterin? Ilir Shulku dhe Armand Duka? Nuk është ftuar as kapiteni im, Rudi Vata. Më jep provën që është vënë kriteri viti 2000.”/abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: