Connect with Us

De Biazi: Rikthim te Shqipëria? Kurrë mos thuaj kurrë

Kombëtare

De Biazi: Rikthim te Shqipëria? Kurrë mos thuaj kurrë

Publikuar

-

Buzëqeshi jetës! Me këtë moto dhe me qëllimin për të ndihmuar personat e prekur nga ai tërmet i rëndë i 26 nëntorit, do të zbresin në “Air Albania” disa nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe jo vetëm, sepse do të jenë ish-kampionë të botës me Italinë, ish-kampionë të Europës me Greqinë dhe disa nga ata që e dërguan Turqinë në vendin e 3-të në botë, të gjithë për një kauzë “të luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Nuk mund ta refuzonte thirrjen një nga ata që ka dhënë shumë dhe ka marrë shumë dashuri nga shqiptarët, ish-trajneri i përfaqësueses sonë, Gianni De Biasi, i cili konfirmon edhe një herë lidhjen e veçantë me vendin tonë.

“Sa herë më jepet rasti për të ndihmuar personat në nevojë, jam gjithmonë i gatshëm, e kam në personalitetin tim të jem pranë personave që kanë probleme, si ata që kanë humbur njerëzit e dashur apo edhe banesat e tyre. Kur më telefonoi Lila, isha i gatshëm, madje edhe me ndërmjetësimin për të sjellë lojtarë të njohur Italianë. Lidhja ime me Shqipërinë është e jashtëzakonshme dhe nuk do të shuhet kurrë, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një rëndësi të veçantë për mua.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm, unë them që në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Marrëdhënia që unë kam me tifozërinë është shumë e pastër dhe besoj se më duan, sepse e kanë kuptuar sa i sinqertë kam qenë në raport me ta.

Jo, jo, nuk do të luaj, kam shumë vite që nuk luaj, kështu që më mirë të mos jem në fushë”, tha De Biasi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: