Connect with Us

“Dil jashtë po nuk besove”/ Video: Mourinho dhuron spektakël në konferencë

Premier Liga

“Dil jashtë po nuk besove”/ Video: Mourinho dhuron spektakël në konferencë

Publikuar

-

Jose Mourinho do të sfidojë nesër skuadrën e Liverpool dhe ai e di shumë mirë se Tottenham e pret një sfidë e vështirë. Portugezi u shfaq sot para gazetarëve dhe nuk u fsheh për të thënë se do donte ta kishte të plotë skuadrën para një sfidë të tillë.

“Kur punoja me ju (Sky Sport), ju kam thënë që Liverpool do të shpallet kampion. Kjo ka ndodhur tre muaj më parë. Kjo situatë për mua nuk është surprizë. Ata janë ekipi më i mirë i kampionatit. Është një sfidë e madhe dhe e vështirë.

Do preferoja të luanim me ekipin e plotë, por kjo është situata dhe nuk kemi çfarë bëjmë. Kane? Nëse flas shumë për Harry, do dëshpërohesha dhe pastaj ju do të thoni se u shfaqa si mjeran dhe në humor të keq. Sigurisht është një
lajm i keq”, u shpreh “Special One”.

Portugezi u pyet nëse beson se Tottenham mund të marrë rezultat pozitiv dhe nuk mund të mos lëshonte një batutë. “E dimë situatën, e dimë sa të mirë janë ata. Mund ta imagjinoj që në këtë sallë vetëm unë dhe ky djalë këtu besojmë se mund të fitojmë. Ndoshta vetëm ne të dy (i drejtohet Simon Felstein, shefit të Departamentit të Komunikimit), por ne besojmë. Ne besojmë, duhet të besojmë. Nëse nuk beson, dil jashtë!”, përfundoi Mourinho.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Zbulohet plani, ja kur do rifillojë Premier League

Publikuar

-

Nga

Klubet e Premier Ligës angleze do të detyrohen të luajnë me dyer të mbyllura për shkak se edicioni duhet të mbyllet më 12 korrik. Kjo është hipoteza që po qarkullon në mediat britanike. Ky propozim është mbështetur nga të gjitha klubet angleze dhe tani vendimi i takon Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës së Futbollistëve. […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Çmenduri/ Neuer braktis Bayern-in, ja destinacioni i ri i super portierit

Publikuar

-

Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern. Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, gati transferimi te gjigantët e Spanjës

Publikuar

-

Xherdan Shaqiri do të largohet në fund të sezonit nga Liverpool. Sulmuesi shqiptar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Kloop e skuadra angleze është gati të heq dorë nga shërbimet e tij. Mediat angleze raportuan ditën e djeshme se Liverpool e ka marrë vendimin për lojtarin e do të nxirret në merkato. […]

LEXO TE PLOTE