Connect with Us

Fjalë prekëse nga presidenti i Sindikatës greke: Jemi vëllezër, mund të ndeshemi sërish

Kombëtare

Fjalë prekëse nga presidenti i Sindikatës greke: Jemi vëllezër, mund të ndeshemi sërish

Publikuar

-

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet mes yjeve të Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë, me këto dy të fundit që kaluan në finale, për sfidën që me fitimin nga të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Menjëherë pas sfidës ku Greqia fitoi ndaj Turqisë me rezultatin 1-0, për mikrofonat e “Supersport” ka folur presidenti i Sindikatës Greke, Jorgos Bantis, i cili është shprehur se futbolli duhet t’i bashkojë të gjithë, dhe mund të luajnë përsëri ndeshje si kjo e sotmja.

“Që nga maji i 2019, jam president i Sndikatës Greke, dhe që nga 2003 kam qenë një lojtar profesionist. Kam qenë me Lilën shok tek Iraklio, është një djalë shumë i mirë dhe futbolli shqiptar duhet ta ndihmojë atë në rrugën që ka nisur.

Në futboll dhe sport jemi të gjithë vëllezër, dhe kur një nga vëllezërit tanë është në dhimbje ndjejmë të njëjtën gjë edhe ne. Sot erdhëm këtu për të bërë më të mirën dhe për të treguar që jemi vëllezër.

Besoj se mund të zhvillojmë përsëri ndeshje të tilla. Mendoj se këtë duam të gjithë. Të gjithë ne duhet të tregojmë, se futbolli duhet të na bëjë një bashkë, dhe nëse nuk bëhemi nuk ka pse të ekzistojë futbolli. “, u shpreh presidenti i Sindikatës greke, Jorgos Bantis.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Video: Kamberi shënon supergol për Rangers

Publikuar

-

Florian Kamberi ka gjetur golin e parë me fanellën e Rangers ditën e sotme. Vetëm katër minuta i kanë mjaftuar për të shënuar një supergol, pasi ka ardhur në lojë në fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar pas një goditje perfekte në trekëndësh në minutën e 50-të, duke barazuar shifrat […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Nuk ka të dytë si Kumbulla”, trajneri ngre në qiell shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë e frikshme, që ka një 20-vjeçar si ylli i kombëtares sonë. Djaloshi është futur në arenën e madhe të futbollit vetëm këtë sezon, por ka bindur një numër të madh klubesh […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Përballja ndaj Ronaldos ja si vlerësohet Berisha nga mediat italiane

Publikuar

-

Nga

Elozhet vazhdojnë për portierin kuqezi, pas konfirmimit të radhës, që Etrit Berisha ofroi dje përballë Kristiano Ronaldos me shokë. “Eurosport” / Etrit BERISHA 6.5 – “Dy ndërhyrje hyjnore përpara Ronaldos në fillimin e pjesës së dytë dhe më pas ndaj Kuadrados. Nëse SPAL-i mban ndeshjen të gjallë deri në fund, ishte vetëm falë tij”. “Tuttomercatoweb” […]

LEXO TE PLOTE