Connect with Us

Imami: Te Skënderbeu erdha prej Dajës, ia kisha borxh që te… Dinamo

Sport

Imami: Te Skënderbeu erdha prej Dajës, ia kisha borxh që te… Dinamo

Publikuar

-

Vetëm pak ditë pasi është zyrtarizuar si futbollist i Skënderbeut, Eni Imami bën deklaratën e tij të parë si bardhekuq. I ndodhur në Durrës ku ka filluar stërvitjen nën drejtimin e Ilir Dajës, ish-mbrojtësi i Tiranës thekson se ndryshimi i trajnerëve te këta të fundit bëri që të ndryshonte ambient. Tani e shikon Skënderbeun si vendin ideal për të hedhur hapin e madh në karrierë.

Si ndihet Eni Imami si futbollist i Skënderbeut? 

Kam vetëm pak ditë që jam bashkuar me ekipin dhe të them të drejtën, ndihem mirë. Ambienti më pëlqen, po ashtu edhe harmonia që ka në ekip, mbi të gjitha kushtet. Kam filluar të përshtatem pak e nga pak dhe besoj se shumë shpejt do të bëhem një me ekipin.

Pse zgjodhët Skënderbeun, kur kishit edhe oferta të tjera?

Është e vërtetë që disa ekipe interesoheshin për mua dhe dua t’i falënderoj. Por, kur kam parë në telefonin tim emrin e Ilir Dajës, e kam pasur të pamundur të refuzoj Skënderbeun, për të mos thënë më pas edhe ofertën e presidentit Ardian Takaj për të qenë në Korçë.

Pra, ju bindi Ilir Daja?

Le të themi se ia kisha borxh profesor Ilirit që në kohën kur ai ishte drejtor teknik tek akademia e Dinamos kur isha një futbollist i ri. Është kujdesur shumë për mua dhe në njëfarë mënyre me ardhjen time këtu, dua t’ia shpërblej gjithçka ka bërë.

Vini në një nga momentet më të dobëta të Skënderbeut, mos keni gabuar?

Skënderbeu mbetet Skënderbeu, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Është ekipi që i ka dhënë tonin kampionatit shqiptar në dekadën e fundit. Realisht kam luajtur me Dinamon, Tiranën dhe Kukësin, por më mungonte pikërisht Skënderbeu. Është një ekip i madh dhe jam i lumtur që jam këtu.

Largimi nga Tirana ka lënë shenjë tek Imami?

E kam shprehur edhe më herët, se nuk e kisha menduar këtë rrjedhë të tillë ngjarjesh. Një muaj më parë, nuk do ta kisha çuar ndër mend. Megjithatë, futbolli i tillë është i paparashikueshëm. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që jam bashkuar me një ekip si Skënderbeu.

Si ju duket ekipi dhe çfarë ju ka thënë trajneri Daja?

Është një ekip që ka cilësi dhe mund të bëjë mjaft mirë. Ka lojtarë të rinj në përbërje, por që mbartin cilësi. Të shpresojmë që gjithçka të ecë më së miri. Nga ana e tij, Ilir Daja është treguar i sinqertë në takimin e parë, por përtej problemeve, më ka thënë se ne duhet të tregojmë forcën tonë në fushë. Për të tjerat, është klubi ai që mendon.

Sa larg mund të shkojë Skënderbeu, duke parë rivalitetin e kampionatit?

Nuk dua të bëj deklarata të tipit “do dalim kampion” për t’i bërë qejfin presidentit apo edhe tifozëve. Ne duhet të punojmë me kokën ulur, të tregojmë ndeshje pas ndeshje se çfarë dimë të bëjmë. Javë pas jave, do të jemi në gjendje të kuptojmë se deri ku mund të shkojë ky ekip dhe çfarë mund të bëjmë më shumë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dy sulmuesit e kampionatit tonë e kalojnë karantinën në mal, bashkë me Elvana Gjatën (video)

Publikuar

-

Futbollistët që jetojnë në periferi kanë më shumë mundësi që të stërviten gjatë kësaj periudhe, ku edhe lëvizja e njerëzve është shumë e kufizuar. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të ashpra, kryesisht në qytete. Gjithsesi futbollistët kanë gjetur mënyra dhe vende ku të ushtrohen. Redon Xhixha, sulmuesi i Laçit dhe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

As karantina nuk i ndan dot Abazajn dhe Dokën/ Sulmuesi i Kukësit “kuzhinier” posaçërisht për mbrojtësin e bardhebluve (video)

Publikuar

-

Karantina na ka mësuar të bëjmë disa gjëra që më parë i bënim rrallë, ose nuk i bënim fare dhe na ka bashkuar me njerëzit e afërt, duke kaluar kohë të bukura me ta. Kristal Abazaj dhe Albi Doka janë shokë të ngushtë prej vitesh dhe herë pas here kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Mesa duket […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Edi Reja vlerëson sjelljen e kryeministrit shqiptar: Është xhentil

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet […]

LEXO TE PLOTE