Connect with Us

Inter-Napoli, “pakt” për Kumbullën dhe Rrahmanin

Seria A

Inter-Napoli, “pakt” për Kumbullën dhe Rrahmanin

Publikuar

-

Të evitohen “ankandet”. Për janarin dhe për verën. Interi nuk dëshiron të ndjekë çështje të ndërlikuara dhe ka kryer një hap përpara të rëndësishëm për blerjen e Marash Kumbullës, njërit prej zbulimeve të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar, lider i prapavijës në skemën me tre mbrojtës të Ivan Juriçit, nuk do kishte vështirësi të përshtatej menjëherë me modulet e Antonio Kontes.

Futbollisti i Kombëtares konsiderohet si një nga surprizat e këtij sezoni dhe shumë klube të rëndësishme i kanë vënë sytë te lojtari i përfaqësueses sonë: trajneri Edi Reja e ka ndjekur në fakt përpara se të bëhej trajneri i Shqipërisë dhe menjëherë e grumbulloi me kuqezinjtë, duke i treguar besimin e madh që kishte tek ai, sidomos në dritën e performancave që po bënte qendrori me Veronën.

PËR VERËN

Ditën e mërkurë, gjatë asamblesë së Ligës ka pasur një tjetër kontakt të drejtpërdrejtë mes dy klubeve, që janë përpjekur të hedhin bazat për një akord maksimal. Verona ka qartësuar menjëherë që nuk dëshiron ta shesë “xhevahirin” përpara verës dhe mendon të arkëtojë së paku 20 milionë euro.

Kumbulla është një “xhol” me të ardhmen e siguruar dhe mbi të gjitha me vitlindje 2000, fakt që do i siguronte skuadrës së tij të ardhshme një vend “të lirë” më shumë në skuadër për tri sezonet e ardhshme. Për të parakaluar konkurrencën e Napolit, Juventusit, Lacios dhe Atalantës, Interi është gati të transferojë menjëherë në huazim Federiko Dimarkon dhe të zgjasë huazimin e Edi Salsedos te Verona për sezonin e ardhshëm, ndoshta duke vlerësuar si hipotezë edhe përfshirjen e të drejtës së blerjes. Detaje për t’u sistemuar, por e rëndësishme për momentin është që Interi momentalisht ndodhet në “pole” për Kumbullën.

RRAHMANI DHE AMRABAT 

Napoli në këtë front është parakaluar, ndërkohë që vazhdon të jetë momentalisht në avantazh për Amir Rrahmanin dhe Sofjan Amrabat, dy talentet e tjerë të Veronës. Për mbrojtësin kosovar “axurrët” do paguajnë 14 milionë euro, për një kontratë 5-vjeçare nga e cila lojtari do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon. Ndërsa në frontin e mesfushorit maroken nuk është gjetur ende formula e duhur, meqenëse futbollisti kërkon 4 vite kontratë për një klauzolë largimi, ndërsa Napoli i ofron 5 pa klauzolë.

PAKT 

Një pakt mund të thuhet në këtë rast mes Interit dhe Napolit, që kanë “ndarë” të rinjtë. Dy klube gjithmonë aktive në merkato kur bëhet fjalë për elementë potencialë që mund të përforcojnë skuadrën aktuale me një sy edhe nga e ardhmja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Tifozët e Milanit e teprojnë, i urojnë vdekjen ose coronavirusin ish-yllit të tyre

Publikuar

-

“Astori vdiq keq… Ishalla sa më shpejt e shoqëron! Kopil famëkeq!”… Ka qenë ky mesazhi që një tifoz (pseudo më saktë) i ka dërguar Patrick Cutrones pas ndeshjes Fiorentina-Milan në Firence, ku sulmuesi i bë pjesë e episodit të penalltisë së fituar ndaj Romagnolit. Episod që vendosi ndeshjen pasi nuk ishte 11-të metërsh por më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez

Publikuar

-

Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë. Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të. Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Immobile është thjesht i papërmbajtshëm, drejt thyerjes së rekordit historik

Publikuar

-

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon […]

LEXO TE PLOTE