Connect with Us

Jahmir Hyka drejt rikthimit në Superligë, nuk do e besoni te cili ekip

Sport

Jahmir Hyka drejt rikthimit në Superligë, nuk do e besoni te cili ekip

Publikuar

-

Jahmir Hyka mund të mos jetë më pjesë e skuadrës Netanya. Mediat atje bëjnë me dije se lojtari shqiptar mund të gjejë një tjetër ekip në këtë dritare transferimesh dhe t’i japë fund eksperiencës në Izrael.

Mësohet se klubi nuk do të bëhet pengesë në rast largimi. Ndërkohë ky është sezoni i dytë për futbollistin shqiptar në radhët e Maccabi Netanya, ku në sezonin aktual numëron 15 paraqitje, ndër të cilat 7 si titullar, por pa mundur ta dërgojë asnjëherë topin në rrjetë.

Kështu pista e largimit mbetet e hapur dhe duke marrë në konsideratë moshën e tij mund të kishim edhe më një rikthim në Superiore, më konkretisht me ekipin e Tiranës.
Te këta të fundit Hyka ka luajtur në sezonin 2007/2008, për t’u rikthyer sërish te bardheblutë pas disa eksperiencave jashtë vendit në sezonin 2010/2011. Duke ditur dashurinë e madhe që futbollisti ka për klubin kryeqytetas, një rikthim për herë të tretë me fanellën bardheblu është një skenar që mund të ndodhë./sportekspres

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE