Connect with Us

Merkato/ Juve do t’i rrëmbejë “xhevahirin” Milanit dhe të rinovojë me “diamantin”

Seria A

Merkato/ Juve do t’i rrëmbejë “xhevahirin” Milanit dhe të rinovojë me “diamantin”

Publikuar

-

Gigio Donnarumma është i lidhur me kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2021. Edhe 18 muaj dhe klubi kuqezi mund t’i ndiejë shpatullat zbuluar. Lidhja shpirtërore mes portierit 20-vjeçar dhe klubit kuqezi nuk është vënë kurrë në diskutim, vetë Gigio në disa raste ka treguar prova, por pasiguria për të ardhmen edhe në aspektin ekonomik, nuk e përjashtojnë një ndarje të mundshme.

Drejtuesit e “Djallit” e kanë hapur temën e rinovimit me menaxherin, por Mino Raiola ka kërkuar kohë, i shtyrë edhe nga fakti që klienti i tij kërkohet nga klubet e mëdha europiane.

Mbi të gjithë, qëndron Juventusi, që është gati të bëjë një propozim shumë tërheqës: 9 milionë euro në sezon (aktualisht Donnarumma merr 6 milionë), por me mundësinë e rishikimit në të ardhmen, kuptohet për rritje.

Juventusi po punon edhe për rinovimin e Szczesny-t (edhe polakut i skadon kontrata në vitin 2021), por ka në mendje të hidhet fuqishëm në merkato për Donnarumman. Me objektiv rinovimin e organikës me elementë të rinj në moshë.

Klubi bardhezi ka marrëdhënie shumë të mira me Raiolan, mjafton të kujtojmë transferimin e De Ligt verën e kaluar. Paratici mësohet se ka hequr dorë nga Pogba, i destinuar për t’iu bashkuar Realit, kështu që e gjithë vëmendja me Raiolan do të shkojë për blerjen e portierit të Milanit.

Ndërkohë, në shtëpinë bardhezi po punojnë edhe për rinovimin e kontratës së Paulo Dybalas, i cili pas një vere turbulluese (ishte me një këmbë jashtë Juves), ia doli që me punë dhe dedikim të rifitonte qetësinë dhe vlerësimet maksimale në klub. Argjentinasit i skadon kontrata në vitin 2022. Palët kanë nisur të diskutojnë për ta zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2024 dhe me rritje të pagës aktuale (7.5 milionë në vit). /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: