Connect with Us

“Nuk e bëjmë për kamerat”, Skela dhe Strakosha i emocionojnë të gjithë: M’u bë mishi kokrra

Kombëtare

“Nuk e bëjmë për kamerat”, Skela dhe Strakosha i emocionojnë të gjithë: M’u bë mishi kokrra

Publikuar

-

Pasditen e sotme do të luhet edhe ndeshja e bamirësisë mes legjendave të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë për familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Ndërkohë legjendat kuqezi kanë shkuar për të parë nga afër gjendjen e familjeve dhe vendin që u prek nga lëkundjet e forta të më shumë se një muaji më parë.

Kuqezinjtë janë bërë një me dhimbjen e banorëve dhe kjo dallohet qartë edhe në fytyrën e tyre. Ervin Skela është shprehur gati i përlotur se gjendja është edhe më keq se sa e kishte imagjinuar.

“Komplet ndryshe nga si e kisha imagjinuar. Mua mu bë mishi kokrra kokrra tani që po e shikoj. Zotu u dhëntë forcë këtyre njerëzve. Ne po bëjmë gjënë më të vogël, asgjë spo bejmë”, ka thënë ish-mesfushori kuqezi për “Report TV”.

Ndërkohë, ish-portieri i Shqipërisë, Foto Strakosha ka thënë se të gjithë duhet të ndihmojnë në këtë situatë dhe një gjë e tillë është mirë që të bëhet edhe jashtë kamerave dhe jo vetëm për të krijuar përshtypjen se po bëjnë mirë.

“E ka për detyrë çdo shqiptar për të qenë pranë familjeve në nevojë. Besoj se edhe ne e kemi për detyrë. Mirë është që ndonjëherë të bëhet edhe larg dritave dhe kamerave, sepse atë ndihmë që dikush do të sjellë për familjet në nevojë nuk e bëjmë për treguar se ndihmuan por e bëjnë sepse duhet të gjendemi pranë njëri-tjetrit në këto momente”, është shprehur Strakosha./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: