Connect with Us

Partizani nuk i reziston dot Trabzonsporit, e nis me humbje vitin 2020

Sport

Partizani nuk i reziston dot Trabzonsporit, e nis me humbje vitin 2020

Publikuar

-

Partizani nuk ia ka dalë të kalojë me sukses testin e parë miqësor në Turqi teksa është mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj vendasve të Trabzonspor. Të kuqtë nuk bënë një paraqitje të keqe, por u penalizuan nga goli i Sorloth në minutën e 22.

Partizani e nisi lojën disi i tërhequr, deri sa pësoi edhe golin, por me kalimin e kohës kryeqytetasit e morën veten dhe u zhvendosën në gjysmëfushën kundërshtare. Ndërkaq, në fraksionin e dytë Partizani zëvendësoi të gjithë lojtarët e 45 minutave të para, ndërsa me të kuqtë debutoi edhe Dorian Kërçiku.

Ndërkohë, për t’u përmendur ishte një mundësi e Solomon i cili nuk ia doli të mbërrinte në kohë takimin me topin që kaloi pranë vijës fatale, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së dytë, Boldor provoi nga një goditje dënimi por portieri kundërshtar reagoi në kohë. Më pas erdhi edhe përfundimi i sfidës, ndërsa tashmë ekipi do vazhdojë me përgatitjet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE