Connect with Us

Pas humbjes kundër Atleticos, Valverde merr vendimin e papritur

La Liga

Pas humbjes kundër Atleticos, Valverde merr vendimin e papritur

Publikuar

-

Barcelona do të kthehet në Spanjë nga Arabia Saudite gjatë ditës së sotme dhe futbollistët do ta kenë pushim të gjithë fundjavën, pasi nuk kanë stërvitje deri të hënën.

Valverde e ka marrë këtë vendim pasi dëshiron që lojtarët e tij të relaksohen, ta lënë prapa disfatën 3:2 kundër Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës dhe të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e radhës, e cila është të dielën e ardhshme kundër Granadës në La Liga.

Barcelona s’do të ketë ndeshje në mesjavë dhe Valverde e ka mundësinë të përqendrohet te gabimet që ata i bënë në dy ndeshjet e tyre të fundit, kundër Espanyolit dhe Atletico Madridit, gjithnjë nëse nuk shkarkohet këto ditë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Reali bën bllofin, ngec në shtëpi ndaj Celta Vigo/ Buzëqesh Barcelona

Publikuar

-

Këtë sezon, kampioni në La Liga duket se do të vendoset në javët e fundit, pasi gara për titull është mjaft e fortë, mes Barçës dhe Realit të Madridit, i cili hodhi një hap të gabuar këtë javë duke u ndalur në një barazim 2-2 në Bernabeu nga Celta Vigo. Smolov befasoi mijëra të pranishëm […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Video: Vjen goli i barazimit në “Bernabeu”, shënon “Maestro”

Publikuar

-

Me fillimin e pjesës së dytë, Real Madrid ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Celta Vigo në Bernabeu. Pas një aksioni të shpejtë të “Los Blancos” dhe disa kombinimeve të bukura brenda zone, ishte Toni Kroos që dërgoi topin në rrjetë duke barazuar kështu rezultatin. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Video: Tronditet Reali, pëson gol në shtëpi pas 7 minutash lojë

Publikuar

-

Reali është surprizuar në “Bernabeu” nga Celta Vigo, në ndeshjen që po luhet në këto momente për javën e 24-të të La Ligës. Pas 7 minutash lojë, miqtë shënuan pas një aksioni shumë të bukur me anë të Fedor Smolov, i cili dërgoi topin në rrjetën e Courtois, duke përfituar nga përgjumja e madrilenëve. Reali […]

LEXO TE PLOTE