Connect with Us

Vasil Shkurtaj tremb Kukësin: Kam oferta

Sport

Vasil Shkurtaj tremb Kukësin: Kam oferta

Publikuar

-

Vasil Shkurtaj është pa dyshim lideri i Kukësit. Forma e tij ka ardhur në rritje dhe me 11 gola në 14 ndeshje, vlonjati ka treguar se është një “artileri” e rëndë për sulmin.

E megjithatë, nuk ka në plan që ta lërë me kaq. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 26-vjeçari rrëfen se dëshiron të kalojë kuotën e 20 golave deri në mbyllje të këtij sezoni.

Pohon se në drejtim të tij ka pasur oferta, ndërsa për të parën herë komenton edhe incidentin me tifozët, që i kushtoi trajnerit Shpëtim Duro edhe gjobë. Nuk kishte si të mos fliste edhe për ekipin, ditët turke dhe objektivat.

14 ndeshje 11 gola, shifër e mirë për një sulmues. Sa e vështirë është të shënosh gola në kampionatin shqiptar?

Kampionati shqiptar është i fortë dhe shumë konkurrues, megjithatë deri tani kam shkuar mirë. Dua të vazhdoj kështu, jam në rrugën e duhur për objektivin që i kam vendosur vetes.

I keni vendosur ndonjë objektiv vetes, sa gola dëshironi të shënoni deri në fund? 

Nuk mund të them numrin e golave, sepse ato i mbeten vetëm fushës. Por do isha i kënaqur nëse do të kaloja shifrën e 20 golave. Është shifër konkurruese dhe mund t’ia dal. Kam ambicie dhe formë të mirë, por mbi të gjitha një skuadër dhe staf në krahë që më ndihmon. Kjo ma shton edhe më shumë besimin te vetja.

Po të shohësh “Transfermarkt”, Shkurtaj është lojtari më i shtrenjtë i krejt Kategorisë Superiore. Jua ngacmon sedrën kjo gjë

Normalisht që për mua është një vlerësim dhe kënaqësi, por edhe një stimul për të punuar akoma më shumë në të ardhmen dhe të jap maksimumin në arritjen e objektivave ekipore, por dhe personale.

Gjatë ndeshjes me Skënderbeun patët një incident me tifozët, episod që solli edhe gjobitjen e trajnerit Shpëtim Duro. Çfarë ndodhi realisht? 

E vërteta është se unë pas ndeshjes mësova për incidentin. Kam qenë shumë i përqendruar në fushë. Profesor Duro gjithmonë po mundohet të na mbrojë dhe është gjithmonë krah nesh, pavarësisht nëse jemi duke luajtur mirë apo jo. Kemi një klimë të mirë dhe ngritje në lojën tonë dhe është normale që nuk duhet dhe nuk do lejohet të prishet kjo atmosferë. Natyrisht që respektojmë shumë çdo tifoz tonin, e jam i bindur që çdo gjë nuk ka qenë me të keq, thjesht secili në mënyrën e vet kërkon më të mirën për skuadrën e Kukësit.

Jemi në kohë merkatoje, ndaj edhe ofertat nuk mungojnë. Ka pasur zhvillime në këtë drejtim?

Interes ka pasur mjaft, por asgjë e prekshme deri më tani. Ekipi sigurisht di më shumë.

Mund të na zbuloni ndonjë emër? 

Është diçka që i takon klubit, unë e kam punën vetëm në fushë. Natyrisht që do të doja të luaja në një kampionat tjetër jashtë Shqipërisë, nëse ai ekip plotëson ambiciet e mia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: