Connect with Us

Dy ndeshje për 24 orë, zbulohen miqësoret e Skënderbeut

Sport

Dy ndeshje për 24 orë, zbulohen miqësoret e Skënderbeut

Publikuar

-

Skënderbeu hyn në fazën e nxehtë të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit. Pas një jave stërvitjeje intensive dhe disa afrimeve në provë te Skënderbeu, trajneri kërkon që të marrë përgjigjet e duhura nga këta lojtarë, por edhe nga i gjithë ekipi. Për këtë arsye, korçarët do të luajnë dy takime miqësore në 24 orë për t’i dhënë përgjigjet e duhura trajnerit Ilir Daja.

Ditën e sotme Skënderbeu do të zbresë në fushë përballë Besëlidhjes, në një test miqësor ku korçarët do të hedhin në fushë vetëm një pjesë të ekipit. Ky test ishte i programuar që më herët nga ana e bardhekuqve, ende pa nisur kjo fazë përgatitore. Fillimisht u mendua se miqësorja do të anulohej për shkak të mosmarrëveshjeve të ditëve të fundit mes dy klubeve për çështjen “Sidibe”, por diçka e tillë nuk ndodhi. Takimi do të luhet normalisht në orën 11:30 në “Tropikal Resort” në Durrës dhe me siguri që gjatë ndeshjes palët do të kenë mundësinë që të bisedojnë edhe për të gjetur gjuhën e përbashkët për zyrtarizimin e Sidibes te Skënderbeu.

Luftëtari – Vetëm 24 orë pas testit me Besëlidhjen, Skënderbeu do të zbresë sërish në fushë për të zhvilluar një tjetër miqësore, këtë herë me Luftëtarin e Gjirokastrës. Ky takim u caktua vetëm ditët e fundit, me kërkesë të trajnerit Daja. Numri një i pankinës korçare ka për qëllim që të përdorë ndaj Luftëtarit lojtarët të cilët do të jenë pushim sot ndaj Besëlidhjes. Zgjedhje kjo e menduar më së miri nga trajneri për të marrë përgjigjet e nevojshme nga ana e të gjithë futbollistëve që ka në përbërje për momentin

Merkato – Duket se afrimet e fundit në provë te Skënderbeu kërkojnë që të shihen më qartë nga stafi teknik edhe për vetë faktin që të marrin sa më shpejt përgjigjet e duhura nga grupi që ka në dispozicion për pjesën e dytë të kampionatit. Këto dy takime miqësore në 24 orë do t’i shërbejnë Skënderbeut më së shumti që të shohë se çfarë grupi ka në përbërje, si dhe për të seleksionuar lojtarët e nevojshëm e të panevojshëm dhe për të përcaktuar afrimet e domosdoshme.

Stafi teknik me këtë lëvizje kërkon të kalojë topin nga presidenca, duke i kërkuar afrimin e lojtarëve, atje ku skuadra ka më shumë mangësi dhe domosdoshmëri. Pas këtyre testeve, trajneri Daja dhe stafi i tij do të mbyllin fazën përzgjedhëse të lojtarëve dhe më pas i takon presidentit Takaj dhe drejtuesve të merkatos që të lëvizin për të sjellë elementët e duhur, me qëllim ringritjen e Skënderbeut në pjesën e dytë të sezonit./ Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE