Connect with Us

E quajtën “Modrici i ri”/ Dështaku i madh i Milanit në kërkim të klubit të 9-të

Seria A

E quajtën “Modrici i ri”/ Dështaku i madh i Milanit në kërkim të klubit të 9-të

Publikuar

-

Në moshën 23 vjeç, Halilovic mund të largohet nga skuadra e tij e tetë dhe kampionati i tij i gjashtë. Kroati që shkoi te Barça në 2014-ën me idenë se do të bëhej Modric i ri, nuk është ambientuar në asnjë nga klubet e shumta ku ka luajtur përveç Barcelona-s: Dinamo Zagreb, Sporting Gijon, Las Palmas, Hamburg, Milan, Standard Liegi dhe Heerenveen.

Pas Milan-it, Halilovicu transferua në janarin e 2019-ës te Standard Liegi deri në fundin e sezonit, por as në kampionatin belg nuk ka arritur të vërë rrënjë, pasi luajti në vetëm pesë ndeshje pa shënuar gol dhe me vetëm një asist.

Më pas erdhi propozimi i Heerenveen, që i ka dhënë Halilovic-it mundësinë që të shkëlqejë në Eredivisie, kampionati i gjashtë në karrierën e tij. Halilovic nuk ka hequr dorë nga ideja për t’u bërë “i mirë si Modric”, aq sa është prezantuar pikërisht kështu në shtatorin e 2019-ës në Voetball, revista kryesore e futbollit holandez.

Nga ajo kohë, vetëm 284 minuta lojë të shpërndara në 11 ndeshje dhe vetëm 1 asist.

Trajneri i tij Johnny Jansen nuk e konsideron titullar. Ja pse tani po flitet për një kthim të mundshëm të Halilovic në La Liga, një kampionat që e konsideron më të përshtatshëm për stilin e tij të lojës.

Për momentin, ai ka një kontratë deri në vitin 2021 me Milan-in, që e ka marrë nga Hamburgu në verën e 2019-ës. Megjithatë, skuadra e tij e nëntë duket shumë afër tashmë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Anulimi i sezonit të Serisë A do të ishte një katastrofë”, Igli Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Nëse sezoni aktual i Serisë A anulohet për shkak të shpërthimit të koronavirusit do të ishte një “katastrofë”, sipas drejtorit sportiv të Lazio, Igli Tare. Kampionati italian është pezulluar pafundësisht për shkak të krizës Covid-19, me lojtarët dhe stafet nga të gjitha klubet që janë në izolim në përputhje me rregullat e reja të qeverisë. […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kasano mashtron keq gazetarin italian, por më pas del blof

Publikuar

-

Nga

Kasano ka bërë një mashtrim vërtet të ulët në intervistën e fundit të dhënë, duke folur për Ronaldo Nazarion, atë fenomenin. Duke e ditur që njerëzit i duan historitë me prapaskena dhe që tregojnë kampionët e hershëm, Kasano e ka shfrenuar imagjinatën, duke e shpikur vetë një të tillë. Po humbisnim 1-0 kundër Deportivos. Ata […]

LEXO TE PLOTE