Connect with Us

Golashënuesja më e mirë në botë, sulmuesja e kombëtares shqiptare vendos rekord

Kombëtare

Golashënuesja më e mirë në botë, sulmuesja e kombëtares shqiptare vendos rekord

Publikuar

-

Futbollistja e Kombëtares së femrave, Megi Doçi është shpallur sërish golashënuesja më e mirë në botë. Shkodrania e cila është pjesë e Vllaznisë, e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë më e mira në botë, për numrat e golave të shënuara

23-vjeçaria ka shënuar plot 85 gola, në të gjitha kompeticionet, kampionat, kupë dhe me ekipin kombëtar, duke e merituar plotësisht çmimin simbolik të golashënueses më të mirë të vitit 2019.

Ka qenë shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ajo që për të katërtin vit radhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira. Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Krystyna Freda ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola.

RENDITJA E PLOTË:

1 – Megi Doci (ALBANIA, VLLAZNIA) 85 gola;

2- Krystyna Freda (EUA, BARCELONA FA/APOLLON LADIES) 84 gola;

3- Kesjana Goro (ALBANIA, APOLONIA) 71 gola;

4- Karina Vega (PARAGUAI, LIBERTAD/LIMPEÑO) 67 gola;

5- Erika Hernández (PANAMÁ, CD UNIVERSITARIO) 60 gola;

6- Ana Milovic (ESLOVÊNIA, ZFK BREZNICA/OLIMPIJA LJUBLJANA) 56 gola;

7- Vivianne Miedema (HOLANDA, ARSENAL) 53 gola;

8- Madeline Riera (EQUADOR, DEPORTIVO CUENCA) 52 gola;

9- Stavriana Antoniou (CHIPRE, CHRISOMILIA AG AMVROSIOU KERINEIAS) 46 gola;

10- Rimanté Jonusaite (LITUÂNIA, FK GINTRA) 46 gola

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Deklaratë e fortë nga Italia/ “Rrahmani është fantastik, por lideri i Veronës është Kumbulla”

Publikuar

-

Verona padyshim ka qenë surpriza e këtij sezoni në Serie A dhe një meritë e madhe këtu i takon dyshes shqiptare, Rrahmani dhe Kumbulla, të cilët kanë garantuar siguri absolute në prapavijë. Të mbrojtësat kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve të tjera, teksa Rrahmani hodhi firmën e tij për Napolin në merkaton e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Presidenti i klubit e la në mes të katër rrugëve/ Mbrojtësi i Kombëtares nuk trishtohet: Zoti ka një plan për të gjithë

Publikuar

-

Koronavirusi ka shkatuar një krizë të madhe ekonomike dhe klubi i Sionit ishte ndër të parët që reagoi. Zviceranët i kërkuan lojtarëve të pranonin uljen e rrogave (12350 franga zvicerane, shifër kjo e vlefshme me atë që jepet nga sigurimet shoqërore kur je i papunë), opsion që u kundërshtua nga një pjesë prej tyre. Drejtuesit […]

LEXO TE PLOTE