Connect with Us

Interi ngec në shtëpi, Gjimshiti dhe Atalanta i bëjnë nder Juves

Seria A

Interi ngec në shtëpi, Gjimshiti dhe Atalanta i bëjnë nder Juves

Publikuar

-

Është mbyllur takimi kryesor i javës së 19-të në Serie A, mes Interit dhe Atalantës. Kjo sfidë, u luajt në “San Siro” dhe u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Pjesa e parë foli zikaltër, madje që në minutën e pestë të takimit, të besuarit e Antonio Contes kaluan në avantazh. Ishin protagonistë të dy sulmuesit, Lautaro dhe Lukaku. Belgu shërbeu mirë në hyrje të zonës për talentin argjentinas, i cili gjuajti fort me të djathtën dhe mposhti portierin mik poshtë shalëve.

Në pjesën e dytë, Atalanta e dominoi takimin dhe arriti të barazojë. Në minutën e 74-ët, Gosens përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes zikaltër. Në minutën e 88-të, Luis Muriel kishte mundësinë t’i jepte fitoren Atalantës, por tregohet i pasaktë nga pika e bardhë. Skuadrat ndajnë nga një pikë dhe Juventusi ka mundësinë të marrë i vetëm kreun, në rast se mposht Romën nesër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: