Connect with Us

Përveç Xavi dhe Koeman, Barcelona kontakton edhe dy trajnerë të tjerë

La Liga

Përveç Xavi dhe Koeman, Barcelona kontakton edhe dy trajnerë të tjerë

Publikuar

-

Barcelona është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Ende nuk dihet nëse Ernesto Valverde do të shkarkohet gjatë sezonit apo jo, por i sigurt është fakti që sezonin e ardhshëm katalanasit do të kenë trajner të ri.

“Mundo Deportivo” shkruan se klubi katalanas ka në listë 4 emra për stolin dhe ka filluar kontaktet me ta.

I pari është Xavi Hernandez, i cili aktualisht drejton ekipin e Al Saad në Katar. Bisedimet mes Xavit dhe Barcelonës janë konfirmuar edhe nga vetë klubi në fjalë. I dyti është Ronald Koeman, i cili është i gatshëm për të marrë drejtimin e Barcelonës, por vetëm pas përfundimit të Euro 2020, aty ku do të mbyllë angazhimin me kombëtaren holandeze.

Dy emrat e tjerë janë Thierry Henry e Quique Setien. Francezi këtë sezon ka marrë drejtimin e ekipit kanadez, Montreal Impact, por nuk do t’i thoshte “jo” ofertës së barcelonës. Ndërsa ish-trajneri i Betis është i “pa punë” dhe do të pranonte direkt stolin e katalanasve. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Perez “heq qafe” dështakun e madh dhe përgatit 126 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Publikuar

-

Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje 126 milionë euro. Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE