Connect with Us

Skënderbeu nuk diti ta vlerësonte, nuk do e besoni ç’i ka ndodhur talentit kosovar

Sport

Skënderbeu nuk diti ta vlerësonte, nuk do e besoni ç’i ka ndodhur talentit kosovar

Publikuar

-

Ballkani i Ismet Munishit ka qenë surpriza e këtij sezoni në Ipko-Superligën e Kosovës, duke kryesuar klasifikimin dhe shpesh herë duke marrë rezultate surprizë. Skuadra e Ballkanit e sheh veten pretendent [për të fituar titullin kampion këtë sezon dhe njëkohësisht është kthyer në një skuadër te e cila po spikasin shumë futbollistë.

Një prej tyre është Blendi Baftiu i cili është kthyer në më të rëndësishmin e skuadrës, duke marrë edhe ftesën për në ekipin Përfaqësues nga Bernard Shaland. Talenti 21-vjeçar po kalon një moment shumë të mirë dhe paraqitjet që po bën, kanë marrë edhe vëmendjen e mediave italiane. “TMW” e ka cilësuar Baftiun si talentin e ditës për sot dhe e krahason me Patrik Shik. Kujtojmë që Baftiu ishte edhe pjesë e Skënderbeut por nuk mori hapësira të mjaftueshme.

“Talenti i Kosovës nuk zhgënjen. Kur ishte 15 vjeç, Blendi Baftiu u duk se do të behej një futbollist i rëndësishëm dhe me rritjen e tij fizike nuk po i tradhton pritjet. Lindi në vitin 1998 dhe UEFA e ka përfshirë në mesin e 50 talenteve që duhet të shihen në vitin 2020 dhe duket se hapi drejt një kampionati më të madh po afron. Është shumë i talentuar dhe e meriton ftesën në ekipin e parë pas 10 golave në 17 ndehsjet e para të kampionatit”, shkruan media italiane. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Skeda sipas “Tutto Mercato”

Emri : Blendi Baftiu
Datëlindja : 17 shkurt 1998
Nënshtetësia: Kosovar
Pozicioni : Fantazist
Skuadra : Ballkani
I ngjashëm me : Patrik Shik

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Rama flet për “Tuttosport”: Ja pse bëj tifo për Juven/ Ronaldo dhe Buffon nuk e harrojnë kurrë se nga kanë ardhur

Publikuar

-

Edi Rama i “pushtoi” italianët në dy minuta e njëzet sekonda. Me një gjest shumë fisnik, natyrisht. Kryeministri shqiptar ka dërguar 30 mjekë në ndihmë të fqinjit tonë të përtej Adriatikut, “tridhjetë anëtarë të ushtrisë sonë të vogël me rroba të bardha”, siç vetë Rama i thërret. “Ne nuk jemi të pasur, por as nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga Balaj te Çikalleshi, Tirana publikon “perlat” e vitit 2012 (video)

Publikuar

-

Tirana këtë verë ka ditëlindjen e 100-të dhe festimet kanë nisur që tani në këto ditë, që po i përjetojmë në karantinë. Mediet sociale janë opsioni më i mirë për të komunikuar me publikun në këtë periudhë dhe Tirana ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke publikuar disa nga golat më të bukur mes […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Dy sulmuesit e kampionatit tonë e kalojnë karantinën në mal, bashkë me Elvana Gjatën (video)

Publikuar

-

Futbollistët që jetojnë në periferi kanë më shumë mundësi që të stërviten gjatë kësaj periudhe, ku edhe lëvizja e njerëzve është shumë e kufizuar. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të ashpra, kryesisht në qytete. Gjithsesi futbollistët kanë gjetur mënyra dhe vende ku të ushtrohen. Redon Xhixha, sulmuesi i Laçit dhe […]

LEXO TE PLOTE