Connect with Us

Skënderbeu shkëlqen në miqësore, nxjerr dufin ndaj Besëlidhjes

Sport

Skënderbeu shkëlqen në miqësore, nxjerr dufin ndaj Besëlidhjes

Publikuar

-

U luajt në “Tropikal Resort” në Durrës, ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Besëlidhjes.

Një ndeshje kjo testuese, në mënyrë që të dyja skuadrat të jenë në një formë të mirë, për fazën e dytë të kampionatit dhe për të arritur objektivat e tyre. Ndërkohë për korçarët ka debutuar edhe afrimi më i ri, Eni Imami.

Ndeshja ka nisur menjëherë me gol, teksa Undi Mara ka shënuar që në minutën e parë për korçarët. Megjithatë avantazhi i bardhekuqve nuk zgjati shumë, teksa vetëm dy minuta më vonë Gjorgjeviç barazoi shifrat. Ishte Krasniqi që i dha përsëri avantazhin ekipit të Dajës, teksa realizoi me kokë në minutën e 32’, pas një aksioni shumë të bukur.

Pollozhani në minutën e 35′, realizoi një autogol, duke bërë që të barazohen shifrat, por ishte përsëri Krasniqi që kaloi në avantazh të tijtë, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me korçarët në sulm, të cilët gjetën rrugën e rrjetës edhje dy herë të tjera.

Fillimisht ishtë Gripshi që shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit në minutën 55′. Vetëm 3 minuta më vonë ishte Elezi, që shndërroi në gol, një 11-metërsh, edhe pas këtij momenti kishte disa raste për shënim, por nuk u konkretizuan, duke e mbyllur ndeshjen në 5-2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shqipëria të marrë shembull, ja sa milionë euro jep Kosova për të shpëtuar futbollin pas COVID-19

Publikuar

-

Futbolli në vendin tonë dhe në Kosovë është shumë e lehtë të prekë fundin, pasi është vetëm pak mbi të. Koronavirusi është gati t’i japë të shtyrën finale për të sjellë kapitullimin, por në Kosovë duket se e duan futbollin dhe ndihmojnë për të mos e hedhur në tapet sportin e dashur të tyre. Ndryshe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE