Connect with Us

Veshi për herë të parë fanellën kuqezi, Nexhipi i emocionon të gjithë me fjalët e tij

Kombëtare

Veshi për herë të parë fanellën kuqezi, Nexhipi i emocionon të gjithë me fjalët e tij

Publikuar

-

Nderim Nexhipi ishte një nga futbollistët që veshi fanellën e Shqipërisë në ndeshjen miqësore kundër legjendave të Italisë. Në të shkuarën ai ka luajtur me Maqedoninë dhe në një intervistë për “VipSport.al”, ka pranuar se të vishte fanellën kuqezi ishte një emocion më vete. Nexhipi u ndal edhe te vizita në zonat e prekura nga tërmeti, duke u shprehur se ndiheshin mirë kur shihnin të paktën një buzëqeshje në fytyrën e të prekurve.

Si ishte për Nexhipin rikthimi në fushën e blertë?
Rikthimi ishte një kënaqësi e veçantë në atë stadium që të bën të ndihesh sikur je duke luajtur në një vend tjetër të Europës. Ishte një organizim shumë i bukur dhe kur dihet kauza e këtij organizimi atëherë më bën edhe më tepër krenar që isha pjesë e kësaj ndeshjeje. Më kishte marrë malli të rikthehesha në fushë.

Si ishte të vishje fanellën e Kombëtares duke marrë parasysh faktin që ke luajtur me Maqedoninë?
E thashë edhe pak më parë se ishte një ndjenjë e veçantë pasi të paktën një herë e vesha fanellën kuqezi. Ishte një moment që nuk përshkruhet, të jesh në mesin e gjithë lojtarëve të cilët u bashkuan të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti. Ishte një organizim shumë i mirë ku morën pjesë edhe 3 ekipe të tjera. Prandaj them se futbolli është gjëja më e bukur sepse bashkon njerëzit në çdo moment.

Çfarë kishte të veçantë kjo ndeshje në krahasim me futbollin që ke luajtur deri sot?
Kjo ndeshje ishte e veçantë sepse dihej kauza e saj. Ishte arsyeja që të mblidhnim sa më shumë tifozë në stadium dhe të kontribuohej edhe më shumë për njerëzit dhe familjet e goditura nga tërmeti. Dje vizituam edhe familjet në Bubq e Thumanë dhe kur e sheh më nga afër se çfarë ka ndodhur… . Të bën mirë kur sheh të paktën një buzëqeshje në fytyrën e tyre dhe ndihemi më ndryshe. E përshëndes këtë organizim të Sindikatës sepse u bë diçka që nuk e kishim parë më herët.

Nga “Qemal Stafa” ku ke shënuar shpesh, luan në “Air Albania”. Çfarë ndjesie ishte të luaje në një stadium të tillë?
Pas shumë kohësh në “Qemal Stafa”, kthehem në “Air Albania”, por kjo ishte diçka komplet tjetër. Ishte stadium fantastik dhe dje doja që ajo ndeshje të mos përfundonte asnjëherë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mediat kosovare: Xhokovic jep 1 mln euro për Serbinë, Xhaka e Shaqiri flenë gjumë

Publikuar

-

Nga

Në këto momente të vështira që po kalojnë të gjitha shtetet sa i përket Koronavirusit, ka një përkrahje të madhe që vjen edhe nga bota sportive. Yjet dhe lojtarët më të njohur që paguhen shumë në ekipet e tyre, kanë kontribuar sadopak për shtetet ku kanë lindur, që ta kalojnë këtë situatë. Së fundmi ishte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

SUPER LAJM/ Valdrin Mustafa shërohet plotësisht nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Valdrin Mustafa ishte lojtari i vetëm shqiptar që rezultoi pozitiv me COVID-19. Lojari i Hanoverit u detyrua që të qendronte i vetëm në izolim, për të mos përhapur më tej Koronavirusin. Dhimbje koke dhe gjoksi kishte ky futbollist, ndërsa nuk kishte as shije për të ngrënë ushqimet. Ndërkohë siç tha edhe te Opinion para pak […]

LEXO TE PLOTE