Connect with Us

E mposhti me Lacion në sfidën e Serisë A, nuk do ta besoni çfarë ka deklaruar Gatuzo për Igli Taren

Kombëtare

E mposhti me Lacion në sfidën e Serisë A, nuk do ta besoni çfarë ka deklaruar Gatuzo për Igli Taren

Publikuar

-

Lacio e Igli Tares dhe Thomas Strakoshës, po kalon një moment të shkëlqyer në Serinë A, duke rivalizuar me Juventusin dhe Interin për titullin kampion.

Të kaltërit e drejtuar nga Simone Inzagi arritën mbrëmjen e djeshme fitoren e 10-të radhazi në kampionat përballë Napolit të Xhenaro Gatuzos.

Sa herë që kthehen sytë nga lacialët për të gjetur arsyen e suksesit, mbërrihet te i njëjti përfundim, Igli Tare. Në këtë mendim është edhe trajneri i Napolit, Gatuzo, që e ka ngritur figurën e drejtorit sportiv të kundërshtarit në “qiellin e shtatë”.

“A është kjo Lacio më e mirë e viteve të fundit? Janë të fortë. Mund të luajë me dy sulmues, me Milinkoviç dhe Luis Alberto në krahë. Ka lojtarë me kualitetet dhe këtu Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ka arritur të bëjë një përzierje të bukur te lojtarët. Një anomali ishte te Lacio në vitin e shkuar.

Tani kanë një skuadër të jashtëzakoshme dhe Tare ka merita të mëdha. Ekipi që drejton Inzagi është i bezdisshëm. Kur mendoni se janë të vdekur, ata ju lënë tre futbollistë në vijën e parë të sulmit. Kanë shumë alternativa që të bëjnë “dëm” me kaq shumë karakteritika”, tha në fjalën e tij Gatuzo pas humbjes./ CNA.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mediat kosovare: Xhokovic jep 1 mln euro për Serbinë, Xhaka e Shaqiri flenë gjumë

Publikuar

-

Nga

Në këto momente të vështira që po kalojnë të gjitha shtetet sa i përket Koronavirusit, ka një përkrahje të madhe që vjen edhe nga bota sportive. Yjet dhe lojtarët më të njohur që paguhen shumë në ekipet e tyre, kanë kontribuar sadopak për shtetet ku kanë lindur, që ta kalojnë këtë situatë. Së fundmi ishte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

SUPER LAJM/ Valdrin Mustafa shërohet plotësisht nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Valdrin Mustafa ishte lojtari i vetëm shqiptar që rezultoi pozitiv me COVID-19. Lojari i Hanoverit u detyrua që të qendronte i vetëm në izolim, për të mos përhapur më tej Koronavirusin. Dhimbje koke dhe gjoksi kishte ky futbollist, ndërsa nuk kishte as shije për të ngrënë ushqimet. Ndërkohë siç tha edhe te Opinion para pak […]

LEXO TE PLOTE