Connect with Us

Lila: Nuk jemi organizatë luftarke, ja çfarë qëllimi kemi

Sport

Lila: Nuk jemi organizatë luftarke, ja çfarë qëllimi kemi

Publikuar

-

Andi Lila vazhdon të mbetet jashtë fushës së lojës për shkak të një shqetësimi që nuk po e lë të zbresë me fanellën e Tiranës. Por koha e rikthimit duket të jetë e shpejt, megjithëse nuk ka një datë konkrete.

Më së shumti e kemi dëgjuar për Sindikatën e Futbollistëve Shqiptarë në ditët e fundit, për shkak të organizimit të miqësoreve të yjeve. Lekët e grumbulluara nga biletat shkuan për familjet e prekura nga tërmeti. I ftuar në “Zona Gol”, Andi Lila ka folur pak edhe për veten si futbollist.

“Nuk jam mësuar as vetë me kollare. Dua që të jap kontributin tim në fushë, që të jemi kampion në maj me Tiranën. Kjo do të jetë dhurata më e bukur për 100 vjetor. Sa i përket rikthimit, do të vijë në momentin që do të më thotë fizioterapisti. Atëherë kur ai të më thotë se jam gati, edhe unë do të luaj. Sa i përket organizimit tonë, nuk mund t’ia dilja i vetëm. Kemi pasur shumë mbështetje, duhet ta falenderoj FSHF-në që na la stadiumin falas, por edhe shumë biznese të tjera që na u gjendën pranë. Sa i përket kritikave unë i pranoj ato dhe më shërbejnë shumë për t’u përmirësuar në të ardhmen. Por atë doja edhe në fillim, që të merreshin me mua individualisht dhe jo me organizimin, kjo ishte më e mira.

Ata që kanë kritikuar mendoj se pas gjithë këtij organizimi kanë ndërruar mendim. Sindikata e Futbollistëve po vazhdon me punën dhe do t’ia dalë në krahë lojtarëve. Deri tani na kanë ardhur disa ankesa dhe ne po i shqyrtojmë ato. Nuk jemi organizata luftarake, por do të jemi në krahë të futbollistëve”, ka thënë Lila.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Publikuar

-

Nga

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet. “Është e vërtetë, që vetëm […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE